Plagosja në Shkodër/ Shpallet në kërkim autori, arrestohet i plagosuri (EMRI)

Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 27-vjeçari Vasel Koçeku.

Mësohet se uniformat blu kanë indentifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin, ndërsa është vënë në pranga 27-vjeçari i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në kërkim është shpallur shtetasi R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndërsa Vasel Koçeku banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, është arrestuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.

LEXO EDHE  Rastet e reja me Covid-19 në Vlorë, Fier e Berat/ Mes të infektuarve edhe një punonjës i Kadastrës

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe shtetasi Eduard Doçaj, 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.