Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë.
Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.