Meta: 8 qershori po afron, mesazhi i BE-së ishte i qartë

Me anë të një postimi në FB, presidenti Ilir Meta shkruan se zbatimi i kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë”, shkruan Meta.

LEXO EDHE  Skandali/ Veliaj shpall tenderin për Teatrin Kombëtar dy muaj pasi rrënoi godinën historike

Palët pritet të takohen sërish në orën 11:00 të ditës së sotme për të vijuar diskutimin për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.