“Zgjedhorja”/ Gjiknuri dhe opozita largohen nga Ambasada e SHBA-së

Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, u takuan sërish sot me përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Takimi, i cili u mbajt në rezidencën e ambasadës amerikane zgjati rreth një orë.

Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës janë drejtuar drejt selive të tyre të partive për konsultime dhe do të rikthehen sërish në rezidencë.

LEXO EDHE  Projekligji/ Ulet tatimi mbi fitimin për subjektet me TVSH, taksa pas xhiros 8 milionë lekë

Ndërkohë diplomatja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat gjatë pasdites.