Të shtëna me armë raportohen disa minuta më parë në afërsi të Bashkisë Kamëz.Dyshohet se nga të shtënat ka edhe persona të plagosur.
Policia është nisur për në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka informacion për personat e përfshirë në konflikt dhe gjendjen e tyre.