• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza kishte filluar para Covid-it, Ja sa biznese u mbyllën në 2019-n

08:38 : 02/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një mjedis me konsum të dobët dhe konkurrencë të ashpër nga zinxhirët e organizuar të tregtimit që sa vijnë e po shtohen.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës.

Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4,300 biznese të vogla, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Rënia më e lartë e numrit të bizneseve është konstatuar në sektorin e tregtisë dhe atë të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Ky është viti i tretë radhazi që numri i ndërmarrjeve të vogla vjen në rënie.

Në të kundërt, në 2019-n është konstatuar një rritje e lehtë e ndërmarrjeve të mesme, me mbi 10 të punësuar  dhe atyre mbi 10 të punësuar (rreth 300 më shumë).

Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla janë të vetëpunësuara. Banka Botërore  në raportin e fundit për Shqipërinë se vendi është veçanërisht i rrezikuar nga kriza e Covid-19 për shkak të nivelit të lartë të vetëpunësimit, me rreth 33% të totalit.

Banka tha se pas krizës, rrezikonte që deri në 48% e popullsisë të zhytej në varfëri, nga rreth 40% që është sot.

Totali i ndërmarrjeve

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2019 numëron 162.342 ndërmarrje aktive, numër pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar, sipas INSTAT. Deri në fund të vitit 2019 numërohen 44.473 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT. Në raport me një vit më parë fermerët janë shtuar me rreth 4 mijë, duke kompensuar në total bizneset e mbyllura në qytete.

Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe nëndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2019. Ndërmarrjet tregtare zënë 23,0 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2019, krahasuar me 23,2 % të regjistruara gjatë vitit 2018.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47,8 % në vitin 2019 nga 48,1 % në vitin 2018.

Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët.

Gratë menaxhojnë 25,4 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 25,7 % gjatë vitit 2018. Qarku i Tiranës ka edhe përqëndrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,4 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 90,5 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 20,3 % të ndërmarrjeve.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 4,0 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 3,8 % në vitin 2018 dhe punësojnë 11,9 % të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 65,3 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 53,4 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës, me 77,1 %./Monitor.al

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Rusia gjen kurën për Covid-19

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com