Lajmet për një “ndarje” mes koreografik Albi nakos dhe balerinës Alba Hoxha janë përhapur me shpejtësi në disa media e portale. Madje, me gjasë, “ndarja” e Albit dhe Albës paska çuar edhe në vendimin e kësaj të fundit për t’u larguar nga shtëpia e koreografit, me të cilin kishte nisur të bashkëjetonte prej disa kohësh.
Balerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan ka reaguar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram duke i hedhur poshtë këto spekulime, të cilat, sipas Albës, nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. As për lidhjen me Albin, as për bashkëjetesën, madje, më keq akoma, as për ndarje e për largim nga shtëpia.
Në një prononcim ekskluziv për Class, Alba thotë se asgjë ç’është shkruar së fundi nuk është e vërtetë: “Nuk kam jetuar KURRË në shtëpinë e Albi Nakos. Kam jetuar e vazhdoj të jetoj me familjen time”, – thotë ajo prerë duke theksuar se gjithçka është bërë me qëllim për të cënuar jetën e saj private: “Janë gjëra të pavërteta. Kam kuptuar se gjithçka bëhet për ca klikime më shumë dhe nuk po arrij dot të kuptoj pse nuk po merr fund”, – vijon Alba.
E pyetur nëse ka pasur apo ka vërtet një raport të ngushtë me Albin, balerina thekson: “E kam thënë disa herë. Jemi thjesht miq dhe kemi raporte kolegësh, koreograf – balerinë, kështu që mjaft më!”
Deklarata e Albës u jep fund edhe një herë të gjithë zërave për një lidhje dashurie me Albi Nakon. Sipas Albës, ky raport i shumëpërfolur është kthyer në “garë” klikimesh tashmë, kështu që duhet të marrë fund sa më parë, në mënyrë që të mos cënojë më dinjitetin dhe imazhin e saj.