Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona, iu sekuestrohet dhe kallashi

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.” njofton policia.