• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga identitetet e dyfishta, te mbrojtja nga kërcënimet/ Ja çfarë përfitojnë agjentët e SHISH

08:45 : 28/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria ka miratuar disa ndryshime lidhur me statusin e punonjësve të SHISH, por edhe trajtimin financiar të tyre pas largimit nga detyrat.

Një nga ndryshimet ka të bëjë me kurset bazë për formimin profesional të punonjësve.

Referuar pr/ligjit, shtetasi, i cili pranohet në Shërbimin Informativ të Shtetit për t’u trajnuar në kursin bazë, ndërpret marrëdhëniet me Shërbimin, nëse gjatë periudhës së trajnimit vlerësohet se nuk ka aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave.

Marrëdhëniet ndërpriten me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas propozimit të drejtorit të njësisë përgjegjëse për zhvillimin e kursit bazë apo të njësisë së ngarkuar me shqyrtimin e rastit.

Gjithashtu parashikohet që kursanti, që nuk paraqitet në detyrë pas emërimit dhe bën kërkesë për lirim nga shërbimi pa shkaqe të justifikuara, brenda periudhës së provës, paguan të plota pagën dhe shpenzimet e bëra për trajnimin e tij. Mënyra e përllogaritjes së shpenzimeve përcaktohet me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”.

Lexo edhe:

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Drafti parashikon edhe përfitimet për punonjësit që transferohen jashtë vendbanimit. Në këtë rast ata përfitojnë:

a) rimbursimin e plotë të shpenzimeve të transferimit të tij dhe/ose të familjes;
b) kompensimin për qira banese të akomodimit të tij dhe/ose të familjes, kur ai ose ndonjë pjesëtar i familjes nuk ka banesë në pronësi në vendin e ri të punës;
c) kompensimin për udhëtim.

“Në rastet e trajnimit afatgjatë nga shërbimi për një periudhë mbi gjashtë muaj, brenda dhe jashtë vendit, punonjësi është i detyruar të qëndrojë në SHISH 2 (dy) vjet pas kryerjes, në të kundërt kthen pagën dhe shpenzimet e trajnimit. Mënyra e përllogaritjes së shpenzimeve përcaktohet me urdhër të drejtorit të SHISH-it”, është një tjetër ndryshim i miratuar.

Po kështu, punonjësve të SHISH ose individi që merr pjesë në operacione të fshehta të këtij shërbimi mund të përdorë identitet të dyfishtë, në mënyrë të përkohshme, me qëllim garantimin e sigurisë së operacionit.

Procedurat për pajisjen, mbajtjen dhe përdorimin e identitetit të dyfishtë përcaktohen me udhëzim të përbashkët të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Kur individit ose punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, që merr pjesë në operacione të fshehta dhe përdor identitet të dyfishtë, për shkak të detyrës ose bashkëpunimit, i kërcënohet jeta, shëndeti, familja apo prona, i garantohet mbrojtje e veçantë ligjore, me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”.

Në draft thuhet se nëse punonjësi i SHISH nuk paraqitet për 5 ditë në vendin e punës, pa arsye, atëherë largohet nga shërbimi.

Punonjësi i SHISH-it, në rastet kur ndaj tij merret masa disiplinore e përjashtimit nga shërbimi, ka të drejtë të ankohet, pranë Komisionit të Disiplinës, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.”.

Një tjetër pr/ligj i miratuar po për punonjësit e SHISH është trajtimi financiar i tyre, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Për efekt të përfitimit të trajtimit financiar, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, njihet si vjetërsi shërbimi koha si punonjës në Shërbimin Informativ të Shtetit; Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, strukturat e ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, me status policor, si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm dhe në struktura të tjera shtetërore, me gradë policore ose ushtarake.

Kriteret e përfitimit të trajtimit financiar

Punonjësi i Shërbimit Informativ të Shtetit përfiton trajtimin financiar, sipas këtij ligji, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, kur:

a) ka mbushur moshën 57 vjeç;
b) plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e përmendura në nenin 3, të këtij ligji.

Trajtimi financiar i punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, masa e trajtimit financiar, sipas këtij ligji, nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës.

Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose kërkesë të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mosdiskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë.

Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Posaçëm përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Financimi

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, mbulohen nga buxheti vjetor përkatës i miratuar për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit indeksohet sa herë bëhet indeksimi i pensioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Detyrimet e përfituesit, sipas këtij ligji

Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilët përfitojnë trajtimin financiar sipas këtij ligji, kanë detyrimin të aktivizohen, deri në 700 orë në vit dhe, gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjtat të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar.

Mosplotësimi i detyrimit të këtij neni është shkak për ndërprerjen e trajtimit financiar sipas këtij ligji. Ndërprerja e përfitimit të trajtimit financiar bëhet me propozim të titullarit të institucionit përkatës dhe miratim të Komisionit të Posaçëm.

Rregullat dhe procedura për aktivizimin në shërbim, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Etiketa: ligjindryshimeshish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron ndryshime në Qeveri dhe PS

19:28 : 26/05/2025
AKTUALITET

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

22:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

08:45 : 17/05/2025
Para

"Fresku"/ Kokainë e pistoletë me vete, arrestohet 45-vjeçari (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com