• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘I hiqni nënshtetësinë shqiptare’/ Djali i Qazim Turdiut shpërthen ndaj Paskal Milos pas deklaratave për Skënderbeun

17:43 : 28/05/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE, POLITIKE

Më 17 Janar të vitit 2018 që përkonte edhe me 613 vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbe, historiani Paskal Milo ka përmendur disa fakte historike që sipas tij kanë të bëjnë me trungun familjar të Heroit Kombëtar, mes të tjerash origjinën e të ëmës dhe lidhjet martesore me sllavët.

Milo deklaroi se është fakt i thënë nga historianë të tjerë e në kohë të tjera se Vojsava Kastrioti, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, këta të dy prindër të Heroit, ishte me origjinë sllave dhe shumica e fëmijëve të çiftit ju ishin vendosur emra sllav.

Por nuk është vetëm kjo, Milo deklaroi gjithashtu se Gjergj Kastrioti është konsideruar nga perëndimi si “Kalorës i Krishtërimit” dhe mbrojtës i tij, në luftën 25-vjeçare kundër Perandorisë më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane.

Deklarata e Milos është risjellë në vëmendje dy ditët e fundit ndërsa mbeten mister arsyet, por që shpesh nëpër mediat online kryesisht por edhe në rrjetet sociale, në profile të ndryshme, vihet re një përhapje e beftë. Gjithashtu historiani është vënë në shënjestër të sulmeve dhe akuzave me pretendimin se ka fyer figurën e Heroit Kombëtar.

Në fakt, video që është shpërndarë masivisht është e modifikuar ose thënë ndryshe e përmbledhur, dhe nuk është përfshirë i gjithë argumenti i historianit mbi deklaratën e tij. Shpesh është cituar edhe në mënyrë jo të saktë ku po të bësh një kërkim të thjeshtë në Google, shkruhet se Milo ka thënë se “Skënderbeu nuk mbrojti Shqipërinë por krishtërimin” apo, “Milo deklaron se Skënderbeu është sllav”.

Lexo edhe:

Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën në kufij

Meta kritikon Abazoviçin, për justifikimin e policisë pas dhunës ndaj Petraq Milos

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase i cili jeton në SHBA prej 3 dekadash, ka kërkuar që Historianit Paskal Milo  t’i hiqet nënshtetësia shqiptare duke marrë shkas nga deklarata e këtijn të fundit.

Turdiu shprehet se Skënderbeu është simbol i kombit Shqiptar dhe akuzon Milon se ka bërë shpifje ndaj Heroit Kombëtar. Ai deklaron se Skënderbeu i ndërroi të gjitha fetë e kohës, sipas leverdisë politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bëre mysliman nuk mund të kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.) Turdiu vijon më tej me argumentin se thelbi i veprës se Skënderbeut ishte pavarësia e këtyre trojeve.

“Radikal. Me zgjidhni mua, po nuk ia hoqa Paskal Milos shtetësine shqiptare, per shpifje ndaj Skenderbeut”, shkruan Turdiu në njërin nga postimet e tij.

“Skenderbeu. Pavaresisht se kush u martua me ke, Skenderbeu firmoste “zot i Arberise”. Mbreti i Napolit nuk kuptonte mire se cfare ishin arberit. Skenderbeu ia shpjegon ne nje leter “ne jemi epirote”. (Epiri njihej ne Napoli, perballe Italise se Jugut). Pushtim nuk ishte vetem ai turk, por edhe ai serb dhe venecian tamam para turqve. Turqit zevendesuan serbet dhe venecianet.

Skenderbeu i ndrroi te gjitha fete e kohes, sipas leverdise politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bere mysliman nuk mund te kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.) Thelbi i vepres se Skenderbeut ishte pavaresia e ketyre trojeve. Atehere nuk kishte Shqiperi. Skenderbeu desh te krijonte dicka te ngjashme, Arberine. Perfundimisht deshtoi, por mbolli faren. Disa shekuj me vone njerezit qe ishin ketu vendosen te benin Shqiperi.

Skenderbeu desh te bente vetevendosje te ketyre trojeve prandaj ne shqiptaret e zgjodhem si heroin e shtetkombit tone, te ri te pavarur. E beme ne Skenderbeun simbol te Shqiperise. Pse ti Paskal Milo denigron simbolin tone, se gjoja nuk ishte shqiptar? Atehere nuk kishte Shqiperi, dmth e ke me kunj”, shkruan ndër të tjera Turdiu në një tjetër status.

Etiketa: milo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna ndaj Petraq Milos, Abazoviç kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën në kufij

19:19 : 27/02/2023
AKTUALITET

Meta kritikon Abazoviçin, për justifikimin e policisë pas dhunës ndaj Petraq Milos

23:05 : 23/02/2023
AKTUALITET

Reagon Abazoviç pas dhunës ndaj Milos nga policët malazezë: Pres dënime

23:07 : 22/02/2023
AKTUALITET

Milo Gjukanoviq mund të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale

10:24 : 09/11/2020
AKTUALITET

Milo: Si na përdori Rama dhe pastaj na hëngri si peshkaqeni peshkun

10:26 : 30/10/2020
AKTUALITET

Marrëveshja e detit, Milo: Zhurmë e kotë, s´ka kompromis të fshehtë

23:15 : 10/09/2020
Para

Kampionati turk i futbollit rikthehet më 12 qershor

TË GJITHA

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com