• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dikur edhe kryeministri Rama planifikonte restaurimin e Teatrit Kombëtar (DOKUMENTI)

12:42 : 28/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Në dëshirën 22-vjeçare të kryeministrit Rama, siç ai vetë ka konfirmuar këto kohë, për ta shembur ndërtesën e Teatrit Kombëtar, në fakt ka pasur një moment kur ai ka “ceduar”. “Faktoje”, duke marrë si pikënisje deklaratën e presidentit Ilir Meta, pak ditë më parë në Opinion, “ra në gjurmët” e një qëndrimi pro restaurimit të Teatrit Kombëtar nga ana e zotit Rama. Bëhet fjalë për këtu e 20 vjet më parë dhe tani që Teatri u shemb, ky qëndrim ka vetëm vlerën e një kundërthënieje të vetë kryeministrit.


I ftuar në emisionin “Opinion” më 25 maj, presidenti Meta deklaroi pozicionin e kryeministrit Rama në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kur ky i fundit ishte Ministër Kulture.

“Në vitin 2000 ka qenë vendim i qeverisë Meta, kryeministër Ilir Meta, Ministër Kulture Edi Rama. Ai ka qenë për ta ruajtur dhe u bë ai vendim. – tha presidenti.

Zoti Meta i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 13 prill 2000, në kohën kur ai mbante detyrën e kryeministrit të vendit. Në vendimin që mban umrin 180, aksi qendror dhe qendra historike e Tiranës shpallet “Ansambël monument-kulture”, sipas planimetrisë mbështetëse.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Në pikën 4 të këtij vendimi specifikohet që ndër të tjera, edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila në atë kohë drejtohej nga  zoti Rama. Kjo ministri në bashkëpunim me institucionet e specializuara, ngarkoheshin të realizonin projektin për ruajtjen dhe restaurimin e elementeve përbërës të ansamblit monument kulture.

Sipas planimetrisë që bashkëshoqëron këtë vendim, Teatri Kombëtar është një nga elementet përbërës të ansamblit, i shenjuar në hartë me numrin 32.

Më 10 prill të vitit 2000, vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit, zoti Rama, në cilësinë e Ministrit të Kulturës ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur mbi propozimin që i kishte bërë qeverisë për konservimin e qendrës së Tiranës dhe shpalljen e saj monument kulture.

“Përpjekja për ta futur këtë zonë në mbrojtje dhe për ta shpallur ansambël monumental në bazë të ligjit për pasuritë kulturore është një përpjekje e vonuar. Në këtë zonë të kryeqytetit për vite me radhë është bërë një barbari e vërtetë. Janë dëmtuar pjesë të këtij aksi ashtu sikundër shkëlqimi i saj ka humbur krejtësisht. Përpjekja për ta shpallur ansambël monumental është që në të të investohet, të bëhet restaurim i plotë i fasadave të ndërtesave, ndriçimit apo pllakave të bulevardit.” – shprehej zoti Rama.

Në atë kohë ai është ndalur edhe tek gradaçelat, të cilat sot, pas 20 vitesh janë bërë objekt i debatit publik për zonën e teatrit.

“Ne mund të bëjmë ndërtime të reja, gradaçela etj, etj, por këto vlera kulturore nuk riprodhohen më dhe nuk përsëriten. Në to është identiteti ynë”– theksonte Rama në vitin 2000.

Në vitin 2002, këtë herë në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, zoti Rama e ndryshoi qëndrimin e tij mbi një nga ndërtesat e ansamblit monumental, pikërisht për Teatrin Kombëtar.

“Ideja që unë mbështes është kjo, që në rast se ne nuk na rezulton, dhe mua personalisht nuk më rezulton, që ne i kemi mundësitë që të ndërtojmë një teatër të ri. Pra, ta fillojmë me të ardhurat e buxhetit të shtetit. Atëherë do të zgjedhim, do të bëjmë një teatër të ri? Se këtu nuk jemi mbledh që a do ta shembim këtë apo jo, këtu jemi mbledhur që a do ta ngremë një teatër të ri apo jo.

Kemi truallin mbi të cilin ngrihet Teatri Kombëtar. Mund të kthehemi nga viktima dhe robër të kësaj ndërtese në pronarë mbi një truall.” – tha ai në emisionin Ajsberg.

Duke iu rikthyer ditëve të sotmë, më 12 maj të këtij viti, kryeministri Rama tha në një videokonferencë online me gazetarë se aspirata e tij për ta shembur teatrin datonte që në vitin 1998.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur, tanimë nuk e di sa vite u bënë. Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë qysh prej vitit të largët 1998-1999 që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtar të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh të ndërtohet Teatrin e ri Kombëtar. Pastaj të gjithë kanë të drejtën e opinionit”– tha ai./Faktoje.al

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Pedagogia: Masat në Shqipëri ishin ekstreme, duhet t'i themi stop autoritarizmit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com