VIDEO/ Protestë në Vjenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Disa qytetarë në Vjenë kanë protestuar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Me pankarta në duar ata u vendosën përpara godinës ku ndodhet zyra e kancelarit Austriak, Sebastian Kurz për të dënuar “spastrimin historik” që kryeministri i Shqipërisë po bën në Tiranë.

“Tirana e Edi Ramës, fshat Potemkin” – shkruan pankarta e një nga protestuesve. Në politikë dhe ekonomi termi “fshat Potemkin” përdoret për çdo ndërtim që ka për qëllim vetëm krijimin e një fasade të bukur, për të bindur të tjerët se gjerat shkojnë mirë.

LEXO EDHE  Të hënën drejt Hagës, Thaçi: Do të përballemi me dinjitet