• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagesa 40 mijë lekëshe, e përfituan vetëm 55% të punonjësve/ Reagojnë Tatimet

08:29 : 26/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e kanë marrë. Deri tani janë paguar 3.8 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave, në statistikat e saj për Covid-19.

Numri i përfituesve përbën vetëm 55% të punonjësve që ishin planifikuar të përfitonin nga kjo pagesë, teksa në total fondi është parashikuar për 176 mijë punonjës.

Qeveria vendosi së fundmi dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh për bizneset që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre.

Nga ana tjetër, kontabilistët kanë shpjeguar për Monitor, se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive, ku problemi kryesor lidhet me afatet e përcaktuara në vendim për datat e largimit të punonjësve (që duhet të jetë deri në 10 prill). Ndërkohë ka shumë biznese që i kanë larguar punonjësit pas datës 10 prill, ose kanë shënuar datë largimi pas datës 10 prill, edhe pse punonjësit mund të jenë larguar më herët, pasi ligji lejon dritaren prej 10 ditësh për të bërë largimin.

Lexo edhe:

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

Kontabilistet thonë se në disa raste nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon për të aplikuar të del shenimi: “Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk perftoni nga VKM….”

28 kompani fasoni më herët i kanë dërguar një letër qeverisë, ku i kërkojnë të përfshihen në skemë edhe rreth 2500 punonjës që janë larguar pas datës 10 prill.

Numër i ulët i përfituesve ka qenë dhe në sektorin turistik (rreth 3,900 nga 10 mijë të parashikuara). Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka dhënë dy arsye për numrin e ulët deri tani të përfituesve në këtë sektor. Shumë kërkesa janë refuzuar për shkak të kriterit të vendosur për largimet nga puna deri më 10 prill, nëse largimi është pas këtij afati ndihma refuzohet. Arsyeja e dytë është se 60 mijë të punësuar sezonale që punësohen në periudhën maj-shtator kanë mbetur jashtë paketës.

Burime nga tatimet kanë bërë të ditur se po punohet për disa ndryshime në VKM-në e paketës së dytë financiare, që do të adresojë këto probleme.

Përfitimet sipas masave

Numri i përfituesve me Masën 1 është 6,349 punonjës ku përfshihen të “Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Për Masën 1 sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjësve (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë,

Me Masën 2 sipas tatimeve numri i kërkesaave të miratuara është 26,627 persona. Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 65% të totalit të punonjsve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me Masën 3 ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS. Sipas të dhënave të tatimeve numri i kërkesave të miratuara është për 59,380 individë. Sipas të dhënave të ministrisë nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Deri tani kanë përfituar 59% e punonjësve të parashikuar.

Në Masën 4, ku përfshihen “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000. (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”. Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 10% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 3,945 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1,214 biznese që operojnë në sektor./MONITOR

Etiketa: 40 mije lekepagesaTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

13:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
Para

Masat ndaj COVID-19/ Bino: Komiteti i ekspertëve jep sugjerime, vendimet i merr qeveria

TË GJITHA

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

09:02 : 07/07/2025

Trump kërcënon vendet e BRICS me tarifa shtesë

09:01 : 07/07/2025

Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës në Gjirokastër

08:54 : 07/07/2025

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

08:41 : 07/07/2025

“Frikë” nga Rama dhe jo shërbim ndaj qytetarëve/ Administrata e Vlorës punon gjatë gjithë natës (FOTO)

08:35 : 07/07/2025

Ushqime të shtrenjta, si po bie pesha e bujqësisë në Shqipëri

08:34 : 07/07/2025

A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?

08:19 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com