• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha takim me bizneset: Situata është shumë e vështirë, qeveria i ka lënë në mëshirë (VIDEO)

09:47 : 26/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE, SOCIALE

Kryetari i PD Lulzim Basha vijon takimet e tij me bizneset në Tiranë, duke diskutuar për gjendjen që ata ndodhen pas rihapjes nga virusi i ri COVID-19.

Sot kryedemokrati e ka nisur ditën herët duke inspektuar gjendjen e bizneseve në zonën e 21-shit në Tiranë.

Përmes një video mesazhi në Facebook, Basha tha se nga ajo që shikonte deri më tani, në këtë dendësia e njerëzve dhe makinave ishte e madhe por se numri i personave që futen në dyqane është shumë i vogël. Madje edhe në ato 2-3 lokale të hapura numri i klientëve që po pinin ishte më ulët se zakonisht.

Sipas tij, qeveria i ka braktisur bizneset dhe i ka lënë në mëshirë të fatit sepse paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për ta por për disa oligarkë. Kjo është arsyeja thotë Basha, se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e rënda në rajon.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

“Jam këtu në një nga kryqëzimet më të rënduara të rrugëve tek njësia administrative numër 5 në Tiranë, gati për të filluar një takim në ecje me bizneset e zonës dhe banorët e zonës.

Situata edhe në këtë lagje, një nga më të dendurat e Tiranës dhe pa diskutim zemër ekonomike e Tiranës, është shumë e vështirë. Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetra biznese në zonën e Xhamllikut tek njësia administrative numër 3, ndërsa sot do të jemi këtu me qytetarë, pronarë dhe me punonjës të bizneseve të vogla për të parë sesi është situata aktuale.

Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që të bie në sy fillimisht është që numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël. Në dy-tre lokale që janë të hapura, numri i atyre që po pijnë kafe është edhe më i vogël se zakonisht, por tani do të jem hap pas hapi me ta për t’i pyetur sesi është gjendja e tyre, nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë. Si është shtrëngesa që kanë përjetuar për shkak të rënies së konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar së bashku se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike.

Për fat të keq, qeveria, në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë.

Ndaj, kryesorja është t’i dëgjojmë drejtpërdrejt nga goja e njerëzve, e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur, siç janë bizneset, por edhe e qytetarëve, gjendjen e tyre reale, pa propagandë, pa mashtrime, pa gënjeshtra dhe të diskutojmë bashkë me ta edhe rrugët e daljes nga kjo situatë që, nëse ka vullnet, sigurisht që ekzistojnë.

Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerezit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga vkm-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma.

Duke ju përshëndetur nga zemra e Tiranës, ju uroj një ditë sa më të mirë dhe uroj qe keto ditë të para të çlirimit nga oraret kuturu të jenë edhe ditët e rimarrjes së shpresës, e ringritjes morale që do t’i paraprijë ringritjes politike dhe ringritjes ekonomike te vendit. Ju përshendes!” tha Basha.

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025
Para

Emërimet në Kushtetuese dhe paketa anti-shpifje, ja kur e sjell Venecia raportin përfundimtar

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com