• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse ka kaq pak reflektim, si të shkojmë nga stomaku te shpirti

22:55 : 23/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Gjergj Meta

Në botën e civilizuar, ku ende njerëzit mendojnë e reflektojnë, koha e pandemisë ka sjellë edhe diskutime rreth disa gjërave të rëndësishme të jetës njerëzore.

Është reflektuar rreth jetës, rreth marrdhënieve ndërnjerëzore, rreth të ardhmes së planetit, të krijimit, të kulturës, librit, universitetit etj.

Kur hap e lexoj në rrjete sociale, por edhe në shtypin e shkruar nuk ka asgjë në gjuhën shqipe rreth këtyre temave. Modestisht mund të them se jam prej atyre që dy reflektime i ka bërë e jam munduar disa t’i ndaj me të tjerët, qoftë në biseda e qoftë në rrjetet sociale ku hera herës jam aktiv.

Sigurisht që kjo mungesë e ka shkakun të varfëria e tejskajshme materiale dhe intelektuale e shumë njerëzve. Po ashtu zaptimi i hapësirës publike nga politika dhe nga shteti ka zbehur apo errësuar çdo përpjekje për një lloj ngritje në lartësitë e mendimit dhe të reflektimit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall!

Atëherë pyetja është si të ngrihemi nga niveli i stomakut në atë të mendjes dhe të shpirtit. Si të dalim nga një lloj banaliteti, që fatkeqësisht na përfshin të gjithëve, në momentin që bëhemi konsumatorë të papërmbajtur të lajmit të fundit, të debatit politik të ditës, të statuseve “vendimarrëse” të shtetarëve?

Jemi, e do të vazhdojë për shumë kohë, të zhytur në mediokritet intelektual dhe shpirtëror. Mundohemi të rekrutojmë, të formojmë elektorat apo prozelitë, të gjitha shenja të sëmundjes që mbart istinkti i pushtetit brenda nesh, por jo të krijojmë kohezion e hapësira përkujdesjeje, reflekimi dhe diskutimi. Kthejmë gjithcka në konsum të ditës përderi edhe citimet religjioze e kështu zbrazemi dita-ditës. Edhe festat religjioze na janë kthyer në një pretekst konsumi më shumë se sa një hapësirë shpirtërore. Do duhej së paku këtë hapësirë ta mbanim larg banalitetit dhe konsumit.

Po ndërtojmë një botë dhe një shoqëri në të cilën nuk reflektohet më, ku kërkohet gjithmonë më shumë, pa qenë të gatshëm të japim nga vetja. Modelet që na serviren dhe servirim nuk janë më ato të idealeve, por të fitimit. Ne duam të kemi gjithçka, pra t’i japim gjithçkaje një çmim që përkthehet në fitim ekonomik ose në pushtet. Atëherë pasojat janë të dukshme. Kur gjithçkaje i vihet një çmim ne humbim lirinë dhe dinjitetin. Për të mos folur për sundimin hedonist.

Pandemia ishte dhe është rasti të kuptojmë se sa pak vlejmë vetëm e sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin. Në rast se nuk e bëjmë me vullnet të lirë, do të ndodhë me pahiri, por pasojat nuk mund të llogariten.

Nëse duam të shndërrojmë shoqërinë, nuk ka rrugë tjetër veçse shndërrimi i vetevetes. Ky është procesi më i vështirë, por është parakusht i domosdoshëm që si individë e shoqëri të ngrihemi në lartësitë e thirrjes tonë njerëzore.

Etiketa: gjergj meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

16:06 : 28/05/2025
AKTUALITET

Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall!

10:15 : 19/04/2025
AKTUALITET

Luizë, moj Luizë

10:24 : 22/08/2022
AKTUALITET

Të rinjtë, policia dhe varfëria

12:43 : 29/09/2021
AKTUALITET

VIDEO/ Festimi i Pashkës në kohë koronavirusi, Dom Gjergj Meta: Terri dhe vdekja nuk e ndalën ngjalljen e Krishtit

10:50 : 12/04/2020
AKTUALITET

“Nuk jemi në luftë”/ Dom Gjergj Meta: Propogandë populiste, pse e nxirrni ushtrinë në rrugë

12:07 : 06/04/2020
Para

COVID-19/ 5.2 milionë të prekur në mbarë botën

TË GJITHA

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com