• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Yuri Kim hodhi një gur në lumë

17:16 : 22/05/2020
në OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Alarmi i ngritur nga ambasadorja e SHBA për mundësinë e një konspiracioni për të vrarë reformën në drejtësi është një motërzim modern i atij proverbit shqiptar për 100 të zgjuar që nuk e gjejnë dot gurin e hedhur në lumë.

Të gjithë janë vërsulur të kuptojnë se kush po qëndron pas komplotit. Disa shohin me dyshim Ilir Metën dhe platformën e tij me 14 pika, duke aluduar për një pakt të tij nën rrogoz me Ramën. Të tjerë përdorin deklaratat e një deputeti avdall të PS-së, si provë se krimin po e bën kryeministri. Ka dhe nga ata që e shohin si pjesë të një marëveshje sekrete mes shefit të qeverisë dhe Bashës.

Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë. Alarmi i Youri Kim se dikush po komploton për ta vrarë atë kishte dhe një pjesë të dytë që pak kush e lexoi. Ajo e konsideronte si të dhimbshme, të ngadaltë dhe jo perfekte, shumë larg nga fabula e historisë së suksesit me të cilën na kanë rokanisur kokën deri tani.

Por situata është shumë më keq sesa kaq.

Lexo edhe:

Bushati: Shembja e Teatrit simbolizon fashizmin në Shqipëri me ‘Musolinin’ në krye

Deklarata amerikane, një leje më shumë drejt vendosjes së regjimit

Bashkimi Europian ka ndaluar aplikimin e saj në vende të tjera, sepse më në fund, zyrtarët që kanë dhënë viston për të hedhur miliona duke vënë në lojë edhe karierën, e kanë kuptuar tashmë kolapsin që përgatitën me duart e tyre. Ata ia ndaluan pa hezitim Maqedonisë së Veriut për të vënë në jetë një skemë të ngjashme.

E njëjta gjë, pas entuziazmit fillestar, po perceptohet edhe nga publiku shqiptar. Sondazhi i fundit i Institutit Shqiptar për Demokraci në bashkëpinim me PNUD nxori në maj të këtij viti shifrat tronditëse se vetëm 32% e shqipëtarëve besonin se reforma ishte zbatuar si duhet.

Kjo shifër kishte një rrënie të konsiderueshme në vite (shiko tabelën)  dhe ishte ku e ku më ulët edhe se një sondazh i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit vetëm 37 përqind e shqipëtarëve besonin se Vettingu do ta pastronte realisht drejtësinë.

Në fakt, të gjithë e dinë se në një sistem gjysëm diktatorial është krejtësisht e pamundur të ndërtosh një drejtësi të vërtetë. Me liderë të fortë dhe të gjithëpushtetshëm mbi kokë, mundësia e operimit të insitucioneve të pavarura është pothuajse zero.

Por, këto aksioma teorike u bënë të prekshme për masat e gjëra, kur njerëzit filluan ta përqasin projekin shpresënxitës euro- amerikan me fytyrat e Arta Markut, Donika Prelës apo Ardian Dvoranit që vendoste për gjykatësit kushtetues. Vëtëm atëherë ajo shifra e mbështetjes nga mëse 90% e shqiptarëve që deklamonte me triumfalizëm në vitin 2015 Donald Lu, degradoi në vetëm një të tretën e saj.

Dhe problemi është se mënyrën se si e aplikoi regjimi i Rilindjes atë që u quajt fillimisht si një projekt shprese, e keqja ende nuk e ka prekur fundit. Edhe nëse në verën e 2021, zgjedhjet do të krijojnë një rotacion politik – gjë që është pothuajse e pamundur të ndodhë- pra edhe nëse regjimi bie, drejtësia do të mbetet përfundimisht e shkatërruar. Sepse në këto katër vite sistemi punoi vetëm për të sekelsionuar servilë dhe lakej, që do të konformohen nesër me ç’do lloj pushteti. Pikërisht për këtë alarmi që po ngre Youri Kim është i pavend dhe i vonuar. Ambasadorja shqetësohet se po komplotohet për të vrarë atë reformë që tashmë nuk ka asnjë shpresë të ringjallet. Prandaj përpara se të kërkojmë gurin në lumë, pra përpara se të bëhemi pjesë e “xhalos” se gjetjes së fajtorëve, le të bëjmë paqe duke organizuar më parë funeralin e projektit që na e shitën si euro amerikan. /Lapsi.al

Etiketa: #Bushati#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Shembja e Teatrit simbolizon fashizmin në Shqipëri me ‘Musolinin’ në krye

21:27 : 18/05/2020
KRYESORE

Deklarata amerikane, një leje më shumë drejt vendosjes së regjimit

18:51 : 03/02/2020
KRYESORE

Të vdekurit nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën

16:05 : 06/12/2019
AKTUALITET

Bushati-Ramës për Valdrin Pjetrin: Shkodra nuk nënshtrohet nga krimi

22:58 : 06/11/2019
Para

Cungu: Rinisja e kampionatit e pabarabartë, te Vllaznia situatë aspak serioze

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

20:41 : 18/05/2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

20:23 : 18/05/2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025

Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit

20:05 : 18/05/2025

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

19:55 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

19:46 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com