• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dikur me të ardhura të suksesshme, tani nuk paguan dot qiranë

23:19 : 21/05/2020
në BOTA

Një numër rekord amerikanësh janë të papunë pasi shumica e ekonomisë së vendit mbetet në ngërç. Gati 29-mijë banorë të shtetit Virxhinia humbën punën e tyre në muajin mars. Baristi Daniel Arden ishte njëri prej tyre. Ai është mirënjohës që ai dhe vajza e tij janë të shëndetshëm dhe nuk janë infektuar nga koronavirusi. Por atij iu mohuan përfitimet e papunësisë dhe tani është i vonuar në pagesën e qerasë. Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës rrëfen historinë e tij

“Quhem Daniel. Jam nga qyteti Burke, i shtetit Virxhinia, dhe po përpiqem të mbështes veten dhe vajzën time“, tregon Daniel Arden.

Daniel Arden jeton në kontenë Fairfax, të Virxhinias – një zonë e pasur pranë kryeqytetit Uashington, DC. Fairfax ka mbi një milion banorë dhe rreth një të katërtën e rasteve të koronavirusit të shtetit Virxhinia. Muajin e kaluar, zoti Arden po fitonte të ardhura të mira si banakier në një restorant të pasur në Fairfax. Ai u mbyll kur Virxhinia mbylli bizneset jothelbësore në mars.

“Ishim në një situatë kur fitoja mjaftueshëm për të jetuar i pavarur dhe për të mbështetur edhe vajzën time, një jetë joluksoze por edhe jo të varfër. Brenda një jave u shndërrova në i papunë”, thotë Daniel Arden, 31 vjeç.

Daniel Arden

Vajza e tij katërvjeçare jeton me nënën e saj. Sa herë e shikon, atij i pëlqen t’i sjellë karamele dhe lodra. Por, jo më.

Lexo edhe:

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

“Nuk ka paguar dritat”/ Pronari kërkon të nxjerrë jashtë nga banesa nënën me 4 fëmijë

“Ka qenë një ngjarje madhore përunjëse. Që nga ai moment po mundohem të dal nga gropa, të mbijetojmë çdo ditë, çdo javë”, thotë zoti Arden.

Një shok i dha punë në dyqanin e tij të cigareve elektronike. Përballë rrugës, një furgon vjen çdo ditë për të ushqyer të pastrehët dhe të rrënuarit nga pandemia. Zoti Arden ndjeu për herë të parë dhimbjen e tyre kur mori rrogën e parë – gati një e katërta e asaj që fitonte në restorant.

“Mendoja se do të merrja një sasi të caktuar që do të mbulonte qeranë. Nuk kisha zbritur me mendje taksat. Kështu që dola realisht me disa qindra dollarë më poshtë shumës së qerasë”, thotë ai.

Pra, ai gjen punë të çuditshme nëpër lagje dhe shkon në dyqan ushqimesh me një listë për të blerë artikuj të përgjithshëm, jo nga markat e kushtueshme. Ka shtyrë riparimin e makinës. Është ende duke pritur çekun e stimulit ekonomik të qeverisë, ndërsa financat e tij bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara.

“Mund të tingëllojë arrogante, por është e vërteta e trishtuar. Më parë në punën e restorantit nuk duhej të shqetësohesha. Nuk isha i pasur, por nuk më duhej të shqetësohesha për pagimin e faturave në kohë ose, p.sh., për ta shtyrë një muaj më vonë dhe gjëra të tilla. Dhe kurrë nuk vrisja mendjen për të blerë ushqimin më të lirë; thjesht merrja atë që doja dhe ikja”, tregon ai.

Vajza e zotit Arden bëhet pesë vjeç muajin e ardhshëm. Ai po mundohet të gjejë mënyrën më të mirë për të festuar një ditëlindje,… në epokën e COVID-19.

Etiketa: amerikenuk paguan dot qiraneqirate ardhura te suksesshme

Lajme të lidhura

BOTA

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

20:20 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Nuk ka paguar dritat”/ Pronari kërkon të nxjerrë jashtë nga banesa nënën me 4 fëmijë

21:03 : 14/04/2025
BOTA

Tarifat amerikane, kompanitë italiane dhe greke në rrezik

22:11 : 03/04/2025
AKTUALITET

Tritoli në Tiranë/ “Shënjestrës” i kanë vrarë të vëllain, kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA

09:36 : 02/04/2025
BOTA

Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

21:04 : 01/04/2025
SPORT

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

22:41 : 30/03/2025
Para

Shpenzimet për shëndetësinë kalojnë 3% të PBB-së, 50 % shkon për PPP

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

19:57 : 01/06/2025

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua me armë zjarri në një piceri/ DETAJE

19:49 : 01/06/2025

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com