• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e Covid-19/ BB: 60 mln njerëz mund të bien në varfëri ekstreme

16:22 : 20/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka Botërore bëri të ditur përmes një deklaratë se 60 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë së coronavirusit, e cila mund të fshijë tre vjet progresi global.

Sipas BB, pandemia ka goditur rëndë vende në zhvillim dhe ekonomi të mëdha.

“Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit 14.7% në prill, me 20.5 milion vende pune të mbyllura. Ndryshe nga fqinjët, Suedia vendosi të anashkalonte masat e mbylljes për të ruajtur ekonominë, megjithatë vdekjet për kokë në shtatë ditët e fundit janë më të lartat në Evropë”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

Fakte kyç

• Më 2015, ishin 734 milion njerëz, baras me 10% të popullsisë botërore, që jetonin në varfëri ekstreme, e cila përkufizohet si e jetuara me më pak se 1.9 dollarë në ditë, sipas vlerësimeve më të fundit të BB.

Lexo edhe:

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

• Pasi kishte vlerësuar më parë se 49 milionë njerëz mund të binin në varfëri ekstreme, BB vë në dukje edhe presionin mbi sistemin shëndetësor si dhe impaktin në sistemet ekonomikë të avancuar apo në zhvillim si faktorë për rritjen e shifrës.

• ‘Goditjet ekonomike e shëndetësore që pandemia e Covid-19 iu ka dhënë vendeve në zhvillim janë të ashpra’, tha Presidenti i BB, David Malpass, në një bisedë me median.

• Malpass tha se World Bank Group pret një ‘recesion të thellë’ me rënie 5% të ekonomisë botërore.

• BB po financon programe emergjence në 100 vende që kanë 70% të popullsisë së botës, pjesë e nismës për shpenzimin e 160 miliardë dollarëve në 15 muaj për të ndihmuar sistemet ekonomike e shëndetësore të atyre vendeve dhe për mbrojtjen sociale. 39 prej këtyre vendeve janë në Afrikën sub-sahariane, ndërsa një e treta janë në zona konflikti si Afganistani dhe Haiti.

Një vend ku tashmë rritja e varfërisë ekstreme është e dukshme është Brazili, vendi më i madh i Amerikës Latine. Sipas Reuters, mbi 13 milionë brazilianë konsiderohet se jetonin në varfëri ekstreme në fund të 2019.

Të martën, Brazili ia kaloi Britanisë për numrin e rasteve me coronavirus, duke pasur vetëm Rusinë (299,941) e SHBA (1,519,986) përpara. Janë raportuar edhe 17,509 vdekje. Presidenti Jair Bolsonaro në mënyrë të përsëritur e ka minimizuar virusin dhe ka qenë kundër masave të mbylljes.

Pandemia ka goditur rëndë vende në zhvillim dhe ekonomi të mëdha. Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit 14.7% në prill, me 20.5 milion vende pune të mbyllura. Ndryshe nga fqinjët, Suedia vendosi të anashkalonte masat e mbylljes për të ruajtur ekonominë, megjithatë vdekjet për kokë në shtatë ditët e fundit janë më të lartat në Evropë.

Aktualisht, në botë janë raportuar 4,867,515 raste të coronavirusit dhe 321,459 vdekje.

Etiketa: Banka Botërorebotëvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

11:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
Para

Shpenzime të kota me çmime marramendëse, ja sa kanë kushtuar pizhamet e Morena Tarakut

TË GJITHA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

19:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com