• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri, sprova e Bojkenit dhe VV-së së Tiranës

10:48 : 19/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Sheshi para Teatrit Kombëtar të dielën në mëngjes përcillte dëshpërimin e qytetarëve të paktë, të mbledhur për shembjen e godinës dhe, zhgënjimin e atyre që nuk mbajtën premtimin se kjo nuk do të ndodhte. Turma e jo më shumë se dyqind a treqind vetëve, si gjithë këto dy vite e gjysmë rezistencë, nuk ishte homogjene. Të parët, artistët kundërshtarë të shembjes ishin më të paktë prej arrestimeve dhe shoqërimeve në polici gjatë natës, por më shumë prej pafuqisë për të ndaluar atë për të cilin kishin më shumë se dy vite që e luftonin. Të dytët, mbështetësit e përhershëm të opozitës por edhe të kauzës së teatrit, tek njëqind syresh, që u bashkohen në fakt çdo proteste, që pozita mbështet. Edhe këta të frustruar e kaotikë, më shumë me shfryrje mllefi ndaj Ramës dhe qeverisë.
Grupimi i tretë, i cili edhe binte më shumë në sy, ishin anëtarët e Vetëvendosjes së Tiranës. Të vendosur ngjitur me kordonin policor dalloheshin për moshën e re dhe agresivitetin. Pranë tyre edhe pjesëtarë të nismës Thurje.

Kauza, tanimë e humbur, e shembjes së godinës së Teatrit ka ende lëndë për të çliruar energji, për kauza më të mëdha, të lëvizjeve politike dhe shoqërore. Nëse artistët dhe opozita dje ishin në anën e humbësve, për shkak të forcës e dhunës antiligjore të qeverisë, tharmi për të iniciuar protesta sensibilizuese, është aty. Por një vit para zgjedhjeve PD dhe LSI duken të llogarisin ndryshe nga shkurti i 2018-s, se deri në ç’pikë do ta kalërojnë protestën. Përshkallëzim i saj kërkon më parë një vendimmarrje të qartë për të ardhmen; brenda apo jashtë sistemit. Ta përballë Ramën dhe qeverinë në zgjedhje dhe ta mundë apo të dalë përfundimisht nga rruga institucionale dhe politike?! E dyta duket pothuaj e pamundur, ndaj mbështetja e opozitës për protestat dhe vetë organizimet e opozitës priten të shuhen, më shumë shpejt se vonë.

Nga ana tjetër, Vetëvendosja e Tiranës ka shansin të bëjë një hyrje të zhurmshme, por të vlefshme për të duke nisur nga kauza e Teatrit.

Zemërimin e qytetarëve, edhe të atyre më neutralë që dje u ndjenë të bërë pis nga shëmtia e shembjes së godinës Vetëvendosja Tiranës mund dhe duhet ta shfrytëzojë për të vërtetuar se mainstream-i politik është njësoj i padëshiruar nga shqiptarët.

Është rasti që aksioni të cilën Vetëvendosja e ka një nga pikat e saj më të forta të shihet nga qytetarët, votat e të cilëve VV e kryeqytetit do të synojë nesër.

Lexo edhe:

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”/ Beleri: Berisha të japë dorëheqjen!

Zbuloni kush janë 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

Shtrirja përtej Tetarit, tek të drejtat dhe liritë qytetare, janë terreni ku VV u krijua dhe u rrit në Kosovë. Ndonëse vitin e shkuar, kur u regjistrua në gjykatën e Tiranës si organizatë jofitimirprurëse, me profil qendre, u tha se nuk po synohej për të krijuar një parti të re politike, ky është momenti, që siç do të deklaronte Bojken Abazi vitin e kaluar, jo vetëm të njihen me brengat e qytetarëve, por edhe t’i drejtojnë ato në protesta.

Në një vit ekzistencë në territorin e Shqipërisë, grupimi VV u dëgjuar pak, duke organizuar vetëm dy protesta simbolike, një në maj për samitin e Brdo Brijunit, kundër Dodik dhe Vuçiç dhe ndaj këtij të fundit sërish në dhjetor dhe iu desh të anulonin marshimin e planifikuar për 28 nëntor. Teatri është kauza ku Lëvizja mund të shpaloset e plotë. Mund edhe të bëhet edhe një pikë, ku qytetarët mund të bëjnë ndarjen mes Albin Kurtit dhe drejtuesve të VV-së së Tiranës.

Mbivendosja e figurës së kryeministrit të Kosovës me atë të lëvizjes së Tiranës, është një gjë që po e mban degën e Tiranës në pelena dhe larg profilit të partisë mëmë.
Ndaj Teatri është rasti që drejtuesit e Vetëvendosjes së Tiranës të dalin në publik për të marrë përgjegjësinë e liderëve.

Arrestimi i Bojken Abazit, e bën urgjente nevojën për të ndryshuar emërtesën e tij nga drejtor ekzekutiv i Qendrës VV, në detyrë politike, me zgjedhje formale anëtarësie.

Në fund, do të jetë sheshi që do ta vlerësojë sot dhe, nesër kutitë e votimit. Por pa treguar atë që Albin Kurti tregoi për vite me radhë në Kosovë, vështirë se arrestimi i djeshëm apo agresiviteti i mbështetësve do të përkthehej në mbështetje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”/ Beleri: Berisha të japë dorëheqjen!

15:22 : 19/05/2025
HOROSKOPI

Zbuloni kush janë 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

15:14 : 19/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, Gjokutaj: Ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

15:01 : 19/05/2025
RAJONI

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

14:58 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025
BOTA

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025
Para

“Europa Nostra” letër ministres së Kulturës në BE: Në mbledhjen e Këshillit, Dënoni shembjen brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”/ Beleri: Berisha të japë dorëheqjen!

15:22 : 19/05/2025

Zbuloni kush janë 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

15:14 : 19/05/2025

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, Gjokutaj: Ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

15:01 : 19/05/2025

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

14:58 : 19/05/2025

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025

Votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

14:36 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com