• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studenti që u dhunua te protesta për Teatrin: Policia abuzoi me pozitën

21:33 : 19/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, që policia arrestoi të dielën gjatë protestave spontane të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Ai është një artist i ri, student i pikturës në nivelin master, dhe bashkë me shoqërinë e kursit po përpiqen të organizojnë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre të parë.

Por shembja e Teatrit Kombëtar të dielën i tërhoqi studentët e arteve afër vendit të ngjarjes, ku shpejt e gjetën veten me fytyrë në asfalt dhe me prangat e policisë në duar.

23 vjeçari Blendi Shahu sapo festoi ditëlindjen me familjen në kushtet e karantinës pak ditë më parë.

Ai ka studiuar në Liceun Artistik për pikturë dhe pas mbarimit të nivelit Bachelor të studimeve në Universitetin e Arteve, tani është në vitin e parë master në degën e pikturës.

Blendi ka disa vite që krijon dhe përpiqet bashkë me shokët e kursit të organizojnë ekspozita të përbashkëta, si çdo artist në fillim të karrierës. Por të dielën ai u bë njëri nga të rinjtë që u arrestuan gjatë protestës.

Lexo edhe:

No Content Available

“Dalja jonë atje te tubimi ishte pas lajmeve që pamë në mëngjes, se natën asnjë nuk e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Dolëm thjesht si qytetarë. Pamë atje shumë shokë të tjerë, që natyrisht do t’I mbështesnim. Ishte kauzë fiks për ne si student artesh, dhe jo vetëm për ne. Qëndrimi ynë aty ishte krejt paqësor. Madje ishim në momentet e fundit të protestës simbolike, dhe për pak minuta do të iknim vet, por policia erdhi dhe na largoi me forcë. Ne nuk e kundërshtuam me forcë policinë. Ishim të ulur paqësisht në rrugë për të shprehur simbolikisht një mendim tonin. Ka dhjetëra filmime që tregojnë se ne ishim aty krejt paqësorë” – tha ai.

Blendi refuzoi t’i tregonte para kameras shenjat e prangave që ia pamë nëpër kuçet e duarve, sepse tha që shokët e tij i kishin më keq plagët dhe gjurmët e ndërhyrjes së policisë.

Ai gjatë gjithë bisedës foli më shumë për shokët, që e pësuan më keq dhe janë ende në polici, si Burim Tafalica, se sa për veten. Blendi thotë se shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte një gabim.

“Unë vet personalisht nuk kam patur shumë mundësi të shkoj te Teatri dhe ta ndjek protestën bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Me aq sa kam patur mundësi i kam mbështetur ata moralisht, edhe në bisedat me miq e shokë, sigurisht. Ajo ishte një ndërtesë e vjetër e trashëgimisë kulturore. Çdo ndërtesë e hershme e trashëgimisë kulturore është e padrejtë të prishet. Shpresojmë të mos kemi më ngjarje të tilla” – thotë Blendi.

Studenti i arteve thotë se përveç shembjes së Teatrit Kombëtar i bëri shumë përshtypje ndërhyrja e policisë në orën 4 të mëngjesit ndaj Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, të gjithë artistë dhe njerëz paqësorë sipas tij.

“Une besoj se policia ka abuzuar me pozitën e vet në ato momente. Është një abuzim i policisë ndaj gjithë atyre protestuesve. Nuk besoj se atje ka pasur protestues jopaqësorë. Miqtë e mi që ishin aty asnjë nuk është jopaqësor. Ne jemi artistë, student të arteve” – thotë Blendi.

Ai shtoi se në atë tubim të pasdites afër parkut Rinia pjesa më e madhe ishin rreth 20 vjeçarë, dhe ndërhyrja e policisë nuk përputhej me sjelljet paqësore të studentëve.

Policët vetë, tha ai, ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se ne, por me gojë thonin gjëra të tjera e me duar bënin gjëra të tjera, ndërkohë që shtynin dhe prangosnin studentët.

“Shpresoj se të gjithë ne që po akuzohemi dhe do të dalim para gjykatës duhet të na ndihmojë dikush. Ne ishim aty për Teatrin dhe më shumë se Teatrin, ishim për kulturën. Nuk mund të lihemi pa mbështetje as unë që hetohem në gjendje të lirë as të tjerët që janë ende nëpër qeli. Dikush duhet të na ndihmojë” – tha Blendi Shahu.

Studenti i arteve thotë se artistët e kërkojnë famën përmes veprave të tyre dhe nuk ishte zgjedhja jonë, tha ai që pamjet e arrestimit tonë të bëheshin virale në internet.

Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit të dielën, policia ndaloi edhe grupe të rinjsh nën akuzat e tubimit të paligjshëm, kundërshtim me dhunë të policisë dhe bllokim rrugësh edhe në mesditë. /VOA/

Etiketa: blendi shahuVOA; Teatri

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ish-ambasadori italian: Shembja e Teatrit, u përdorën metoda traumatike

TË GJITHA

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom