• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Teatrit Kombëtar, një provokim për të gjithë thonë analistët

20:07 : 18/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Shembja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar nga qeveritarët socialistë rriti më shumë tensionet shoqërore dhe politike në Shqipërinë e dërrmuar nga pandemia dhe tërmeti.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se shembja e Teatrit ndodhi ditën e fundit të karantinës prej koronavirusit, dhe ky ishte një skenar gjakftohtë për të bllokuar dialogun politik dhe që palët të mos ulen nëpër tryeza reformash të përbashkëta.

“Maxhoranca ishte e vetëdijshme që në momentin e ndërhyrjes me forcë në Teatrin Kombëtar se po e shtynte opozitën të dilte nga shinat institucionale në rrugën e protestave, duke e menduar kalimin në rrugë si një pamundësi e saj për t’u ricikluar si alternativë politike.

Ky është skenar i përgatitur dhe i bën dëm Shqipërisë, sepse prisnim në këtë moment të kishim ndoshta një marrëveshje të madhe konsensuale në lidhje me procesin e integrimit dhe për kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian dhe nga Bundestagu ndaj Shqipërisë” – tha zoti Krasniqi.

Studiuesit pohojnë se ky acarrim i qëllimshëm i situatës politike në Shqipëri nga ana e kryeministrit Rama ka synime të pastra elektorale për t’u dhënë zemër militantëve socialistë me goditje qeveritare ndaj opozitës dhe se kjo metodë e vjetër e tij e ka ndihmuar atë për të mbijetuar në politikë.

Lexo edhe:

Robert Aliaj: Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë (Video)

Komentoi me tone të ashpra shembjen e TK, prezantueses i bllokojnë profilin

Zoti Krasniqi thotë se pushteti demonstroi forcën kundër institucioneve shtetërore, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj tha se pa shfaqur asnjë ndjeshmëri për trashëgiminë kulturore kombëtare, kryeministri Rama e përdori qëllimisht shkatërrimin e Teatrit Kombëtar për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën.

“Ky është një tension që shkon përtej dy grupimeve kryesore politike në vend. Tensioni që erdhi me shembjen e Teatrit lidhet dhe prek horizontalisht mbarë shoqërinë, mjafton reagimin e gjerë e të gjitha shtresave dhe moshave. Kësaj here është goditur shoqëria shqiptare në një simbol dhe në një pikë ku nuk duron më” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit nuk parashikojnë ndonjë ulje të tensioneve politike së afërmi dhe aq pak ndonjë marrëveshje, sepse gjithcka në mes socialistëve dhe opozitës është minuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.

“Kjo çështje është në proces gjyqësor, kanë reaguar gjithë institucionet e ligjit, madje ka edhe hetime. Qeveria nuk dëgjoi as thirrjet e BE-së për dialog dhe pritje deri në vendimet e gjykatave, por qeveria përdori dhunën për të frymëzuar militantët politikë, dhe prapa kësaj si gjithnjë qëndrojnë klientët e pushtetit” – tha zoti Krasniqi.

Opozita u detyrua nga qeveria të shkojë në protesta dhe bojkote tryezash, ndërsa shumica socialiste ka humbur shumë në sytë e opinionit publik me shkeljen e ligjeve, thonë analistët.

“Opozita detyrimisht që do ta ndjekë dhe do t’i përgjigjet këtij zhvillimi, por nuk mendoj se zgjidhja është te bojkotimi i reformës zgjedhore po te përshpejtimi i punës me të dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme” – tha zoti Mustafaj.

Vëzhguesit mendojnë se opozita duhet të bëjë kujdes nga kurthet e qeverisë dhe të qartësojë kërkesat e veta, ndërsa shumica socialiste ka fshirë gjithcka në premtimet e saj për shtet ligjor dhe demokraci funksionale, madje tani ajo perceptohet gjerësisht në opinionin publik si një maxhorancë e korruptuar e arrogante dhe si një pengesë për zhvillimin e vendit./VOA/

Etiketa: një provokim për të gjithëShembja e Teatrit Kombëtarthonë analistët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Aliaj: Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë (Video)

16:41 : 27/05/2020
SHOW BIZ

Komentoi me tone të ashpra shembjen e TK, prezantueses i bllokojnë profilin

14:40 : 22/05/2020
SHOW BIZ

Xhensila Pere vetëofrohet të zhvishet për të ulur gjakrat e protestuesve tek Teatri Kombëtar

08:27 : 22/05/2020
SHOW BIZ

Emina Cunmulaj reagon për shembjen e Teatrit: Kanë zhdukur identitetin e qyteteve dhe kujtesën e njerëzve

13:22 : 19/05/2020
SHOW BIZ

Fjolla Morina i kthehet keq Edi Ramës: Na terrorizove dhe ne të Kosovës (Video)

13:00 : 19/05/2020
SHOW BIZ

“E vërteta është viktima e parë”, Ermonela Jaho reagon për shembjen e Teatrit dhe dhunën e ushtruar

11:53 : 19/05/2020
Para

Nisin hetimet për dhunën në protesta. Regjistrohet procedimi për ekspertizën e Teatrit Kombëtar

TË GJITHA

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon

15:41 : 13/05/2025

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com