• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Grenell nuk i do të keqen Kosovës, por kërkon marrëveshje të shpejtë

20:44 : 18/05/2020
në RAJONI

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ambasadori Grenell nuk ua do të keqen Kosovës dhe shqiptarëve, por vetëm dëshiron një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje deri në muajin shtator.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Harvardit, në të cilin morën pjesë edhe ish diplomatë të lartë amerikan, Nick Burns, Daniel Freed, Marcie Ris dhe Frank Wisner.

Ai tha se ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ushtron trysni për një marrëveshje të shpejtë ndërmjet të dyja vendeve.

“Është përshtypja ime se ambasadori Grenell nuk ua do të keqen Kosovës dhe shqiptarëve, por vetëm dëshiron të bëhet shpejtë. Dhe kur doni të bëni diçka shumë shpejt, nuk keni shumë konsiderata historike dhe provoni të ushtroni trysni mbi palën më të dobët, sepse dëshironi që gjërat të bëhen brenda javësh apo muajsh.

Dhe ka një nguti nga ambasadori Grenell i cili e sheh një mundësi historike për të prodhuar një marrëveshje pa u mërzitur shumë për përmbajtjen e marrëveshjes apo zbatimin e saj, por me përqendrim në nënshkrimet nën tekstin e marrëveshjes.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

Pra ai dëshiron nënshkrimet nga Prishtina dhe Beogradi dhe ky është qëllimi kryesor. Por, jam i shqetësuar me qasjen e tij. Mendoj se ai dëshiron që kjo të ndodhë më së voni në muajin shtator. Më kujtohet në muajin tetor më tha se dëshiron marrëveshjen deri në shkurt e tani po dëgjoj se e dëshiron këtë deri në shtator”, tha ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi gatishmërinë për bisedime me Serbinë por siç tha, në një proces të përgatitur dhe të mbështetur në parime.

“Parimet e bisedimeve më Serbinë duhet të jenë: Jo marrëveshje pa bisedime. E dyta, jo bisedime me harta në tryezë dhe së treti; jo presidentët rreth hartave që pretendojnë se janë gjeneralë ushtrish në Luftën e Parë Botërore”, tha zoti Kurti i cili ritheksoi qëndrimin e tij kundër ideve për shkëmbim territoresh apo ndarje në vija etnike si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Ideja e ndarjeve etnike në Ballkan është diçka që ka çuar në luftëra. Së këndejmi nëse dikush propozon ndarje në vija etnike, nuk është dialog i paqes e për paqen por kjo na kthen prapa në vitet e 90-ta kur kemi parë tërë ato masakra, mizori dhe gjenocid. Së dyti është raciste. Të thuash se serbët duhet të jenë në një anë të dhe shqiptarët në anën tjetër thuajse nuk janë qenie të njëjta dhe nuk mund të jetojnë së bashku, është raciste dhe e papranueshme”, tha zoti Kurti, i cili disa herë ka shprehur bindjen se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë një ujdi për shkëmbim territoresh.

Ambasadori Grenell ka hedhur poshtë në disa raste çdo mundësi që një gjë e tillë të jetë diskutuar në praninë e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se qasja e presidentit amerikan Donald Trump i cili përfaqëson pikëpamjen që “nëse në shekullin e 20 rivali kryesor ishte Bashkimi Sovjetik, në këtë shekull është Kina”, është keqpërdorur nga presidenti rus Vladimir Putin për të fuqizuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. Ai përmendi siç tha, dy grusht shtete të dështuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. “Tani ata synojnë raundin e tretë ose në Kosovë ose në Bosnje”, tha zoti Kurti duke bërë thirrje për një qasje të përbashkët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

“Sa herë që ka një boshllëk nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, atëherë Rusia dhe Kina menjëherë hidhen për të mbushur atë”, tha ai.

Zoti Kurti tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë.

“Sepse Greqia nuk i ka bërë asgjë Maqedonisë çfarë mund t’i bëjmë ne njëri tjetrit nëse një vend anëtarësohet para tjetrit”, tha ai.

Etiketa: GrenellKurtimarreveshje e shpejte

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
RAJONI

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

18:41 : 09/07/2025
RAJONI

Kurti: Pres hetim të thellë dhe sa më të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

10:45 : 09/07/2025
RAJONI

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
Para

Gazetari-Veliajt: Me shkatërrimin e Teatrit sikur të ka zënë korenti, të dredh në fillim por nuk ke shpëtim

TË GJITHA

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025

Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri

20:06 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com