Shkëndije Mujaj njihej për foto dhe pozat e nxehta në rrjetet sociale. Por këngëtarja ka hequr dorë duke thënë se tani do ti përkushtohet fesë dhe po merret me studimin e Islamit. Ndërsa theksoi se njerëzit nuk duhet të paragjykohen nga një foto ku ka pozuar zbuluar.
“Nuk do i rikthehem postimeve të mëparshme që kam pasur. Nuk mendoj se është ndryshim tek unë por është pasqyra e asaj çfarë postojmë. Nuk duhet para vetëm nga pikëpamja e një foto që është paksa e zbuluar,”- tha ajo.
Tashmë ajo ka vendosur shaminë por nuk dihet nëse do e mbajë vetëm përgjatë periudhës së muajit të Ramazanit apo përgjithmonë.
“E ndjej veten më mirë në aspektin shpirtëror dhe që jam e fokusuar në diçka që më sjell interes për të mësuar islamin. Muzikës do ti kthehem por jo si më parë, do sjell mesazhe për periudhës që po kalojmë. Shaminë është diçka për tu për në të ardhmen nëse do e mbaj përgjithmonë apo vetëm në periudhën e muajit të Ramazanit,”- u shpreh ajo.
Këngëtarja është shprehur se filloj të studiojë fenë islame pas humbjes së nënës së saj. Ajo theksoi se më parë nuk e ka jetuar jetën gabim, por duhet të kalonte sprovat për të arritur këtu ku është.
“Kam lexuar Kuranin por pas humbjes së nënës fillova ta studioj në aspektin profesional. Më pëpara nuk e kam jetuar gabim. Duhet ta jetoja ashtu që të vija në këtë pikë. Duhet ti kaloja sprovat. Nuk mundet dikush ti përceptojë emocionet e mia në fazën që gjendem tani,”- shtoi Shkëndije.