• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erdhi në pushtet si Qeveria e Rilindjes, sot është e parave të qelbura”/ Shkrimtarja “shpërthen” ndaj Ramës

18:23 : 16/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shkrimtarja Elvira Dones duket e zhgënjyer nga Rilindja e Edi Ramës, ndonëse në 2013 kishte mbështetur rotacionin politik dhe kreun socialist, që atëherë ishte në opozitë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dones shkruan se Rama erdhi në pushtet si qeveria e Rilindjes, por sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura.

Duket se Dones është zhgënjyer pas 7 vjetësh me Qeverinë Rama, dhe po shkruan pak a shumë se në 2013 kur bënte thirrje për largimin e Sali Berishës

Dones, e arratisur nga Shqipëria në kohën e komunizmit, gjithashtu ka denoncuar paktin Berisha-Meta në vitin 2009.

Reagimi i plotë i Elvira Dones:

Lexo edhe:

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

Erdhën në pushtet si shpresa e re e Shqipërisë. I vunë vetes një emër të bukur e domethënës: Rilindje. U treguan të shpejtë në ngrënien e premtimeve. Rilindja u zbeh e u zvordh e u nëpërkëmb me shpejtësi rrufeje.

Sot kanë vënë një vend e popullin e tij në gjunjë. Ia kanë vrarë frymën, ia kanë lodhur shpirtin përtej çdo imagjinate.

I kanë hedhur para syve popullit ca ngjyra e ca lulka, ca imazhe të filmuara e orkestruara me mjeshtëri artistike. Fasada të zbrazëta, gënjeshtra në ditë të diellit imponuar me agresivitetin e një bande prej Far West.

Po s’na u binde, e di se ç’të pret. Nëse nuk je dakord, o popull, është faji yt që nuk e sheh madhështinë tonë, sepse nuk ke instrumentat për të kuptuar. Ne jemi kaq përpara në vizion, sa ti o popull bukëshkalë nuk na rrok. Kështu që rri urtë, nëmospo të bëjmë të vdesësh, pa të vrarë me plumb. Të vrasim me kotheren e bukës, me pjatën e gjellës në darkë për fëmijët. Të shantazhojmë e frigojmë me vëllain a motrën që ta heqim nga puna, të djegim tokën rreth e rrotull.

Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak.

Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme. E shohin veten të bukur. Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve.

Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke ua bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri.

Studentët më parë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar sot treguan e po tregojnë se Shqipëria ka ende një puls që rreh. Edhe sikur vetëm njëri prej qëndrestarëve të mbetet në atë fushë beteje, ai njeri i vetëm do t’ju tregojë, zotërinj, se Shqipëria që po mbysni nuk ka vdekur. Jo ende.

Etiketa: DonesqeverisjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
Para

Shkencëtarët e Harvardit shpikin maskën që zbulon menjëherë koronavirusin

TË GJITHA

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

09:15 : 10/09/2025

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025

Vjeshta sjell ndryshime! Ja kujt do t’i lulëzojë puna dhe kush do të ketë momente të vështira

08:40 : 10/09/2025

Pas sherrit, gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

08:38 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com