Ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, minimizon ndikimin e pandemisë së coronavirusit, duke e cilësuar atë “vetëm si grip”.
Duke folur për Radio Sportiva, ai ka thënë:
“Për mua coronavirusi është thjesht si gripi. Kur më thonë nëpër konferenca që ka pasur qindra mijëra vdekje, u them se sa prej tyre kanë qenë nga coronavirusi. Nuk janë të gjitha prej këtij virusi. Do të doja që futbolli të rifillonte madje edhe me tifozë të pranishëm”.
Që nga koha kur Covid-19 u shpall pandemi globale në muajin mars, virusi ka marrë më shumë se 30 mijë jetë njerëzish në Itali dhe 294,406 në të gjithë botën.