• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

16:31 : 11/05/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Biznesmeni Julian Morina, pronar në dy komplekse turistike në Dhërmi, duket se nuk mund t’i shpëtojë tendencës për të ndërtuar pa leje në zonën bregdetare e konsideruar si perlë e Jugut, nën neglizhencën totale të autoriteteve shtetërore.

Biznesmeni ka ndërtuar disa vite më parë kompleksin ?Morina Palace?. Më vonë, në të njëjtin territor ka nisur ndërtimin e kompleksit të viletave “Drymades Dream”, së bashku me dy vëllezër indianë, të cilët ishin në kërkim, pasi akuzoheshin në vendin e tyre për mashtrim.

Në mes të këtyre dy objekteve, Julian Morina ka ndërtuar një ngrehinë dy-katëshe, rreth 60 metra e gjatë, për të cilën “Boldnews.al” ka mësuar se është tërësisht pa lejen e organeve kompetente.

Redaksia ka siguruar gjithashtu edhe foto nga kjo ndërtesë, e cila është “fshehur “mes hotelit funksional “Morina Palace” dhe kompleksit që është në ndërtim “Drymades Dream”.

Lexo edhe:

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

Kjo godinë dy-katëshe, pavarësisht se nga fotot duket se nuk është në standartin e hotelit luksoz, gjithësesi ajo mund të shërbejë shumë mirë për të mirëpritur pushues, të cilët kanë treguar se nuk e kanë aspak problem të shpenzojnë shuma të mëdha për të shijuar mrekullinë e bregut të Himarës.

Godina pa leje është e dukshme me sy të lirë nga kushdo që kalon në zonën mes “Morina Palace” dhe “Drymades Dream”.

Inspektorët lokalë të policisë dhe të Bashkisë së Himarës duhet ta kenë shumë të thjeshtë për ta konstatuar ndërtimin pa leje.

Por, deri më tani, duket se autoritetet shtetërore kanë zgjedhur që të “mbyllin sytë” përpara biznesmenit, për të cilin, siç përmendet në fshatin jugor, ka lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e këtij të fundit, Olsi Rama.

Ndërkohë, kronikat televizive janë mbushur me “super-angazhimin” e policisë për të identifikuar të rinj që “thyhen” rregullat e karantinës dhe dolën bregut të detit për të shijuar ajrin e pastër.

Por, të njëjtën zyrtarë policorë, të cilët përndoqën të rinjtë, nuk kishin aspak mundësi të hidhnin vështrimin mbi ndërtimin gjigand pa leje të Lul Morinës.

Efektivët e policisë nuk mund të guxojnë të shohin paligjshmërinë e biznesmenëve, për të cilët thuhet se kanë lidhje me kryeministrin. Uniformat blu janë të detyruara të merren me ?thyerjen e karantinës?, për të mos penguar paligjshmëritë e “bosëve” të ndërtimit dhe bregdetit.

Banorët e Himarës kanë një arsye më tepër për këtë neglizhencë të policisë. Sipas tyre, “paprekshmëria” e Lul Morinës “garantohet” në terren nga Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Artion Duka.

Biznesmeni Julian Morina (Lul Morina) ka qenë edhe më parë personazh i kronikave problematike. Trualli mbi të cilën po ndërtohet “Drymadhes Dream” ka pasur probleme me pronësinë, referuar raportimeve të ndryshme mediatike.

Megjithatë, konflikti është zgjidhur në favor të kompanisë që po ndërton kompleksin turistik.

Kompania “Drymades Dream” është regjistruar në vitin 2017 nga Jorgji Ruci dhe Besnik Dervishi, ish-prefekt i Vlorës dhe aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Më pas, kompania iu shit Julian Morinës. Ky i fundit, në Janar 2019 ia shiti 50 përqind të aksioneve kompanisë “Laxmi reale estate & investment”, që drejtohej nga vëllezërit me shtetësi indiane, Nitin dhe Chetankumar Sandesara.

Në kohën që ata u shpallën në kërkim, vëllezërit nga India nënshkruan një kontratë shkëmbimi trualli me biznesmenin Julian Morina.

Vëllezërit Sandesara hoqën dorë nga pjesa e tyre në ?Drymades Dream?, duke ia kaluar aksionet e tyre në pronësinë e shoqëria “Rinia 04”, e cila është në pronësi të Julian Morinës. Ky i fundit u dha një truall tjetër në Tiranë biznesmenëve indianë.

Nëpërmjet këtyre transaksioneve, biznesmeni Julian Morina është zotërues 100 përqind i shoqërisë “Drymades Dream”.

Etiketa: julian morinalul morina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dalin MESAZHET/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit

10:46 : 03/04/2025
AKTUALITET

Lul Morina ndërtoi 16.000 m2 pa leje. Qato: Nuk e pamë 7-katëshin e paligjshëm

11:30 : 24/11/2024
AKTUALITET

Akuzohet për ndërtime pa leje në 2 raste, Prokuroria dërgon për gjykim Lul Morinën

10:26 : 16/11/2024
AKTUALITET

Lul Morina sërish në SPAK për hetimin ndaj Tahirit, Rama i shton 2500 m2 ndërtim në Himarë

18:26 : 18/10/2023
Para

Dyshohet për 22 vjedhje, arrestohet 31-vjeçari shqiptar/ Emri

TË GJITHA

Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji

15:25 : 01/06/2025

Zyrtare/ Largimi i dytë, Vora ndan rrugët me një tjetër mesfushor

15:17 : 01/06/2025

Kujdes! Ja data kur duhet të mbani shënim në qershor

15:08 : 01/06/2025

Të ardhurat nga Champions, fitime rekord për PSG dhe Inter

14:56 : 01/06/2025

EMRI/ Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një djalë 19 vjeç

14:43 : 01/06/2025

“Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

14:37 : 01/06/2025

Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

14:34 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com