• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Refendum lokal për Teatrin Kombëtar/ 11 pyetjet e Artan Fugës

13:22 : 10/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga shprehet pro një referendumi lokal për Teatrin Kombëtar. Në një postim, Fuga i sugjeron 11 pyetjeve gazetarëve të rinj dhe studentëve të gazetarisë lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Teatri Kombëtar”.

Postimi nga Artan Fuga

Refendum lokal për Teatrin Kombëtar

Mjaft me caraca!

Për vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Tetari Kombëtar”.

Lexo edhe:

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

Pyetje në ndihmë të gazetarëve të rinj që edhe punojnë edhe vazhdojnë studimet, në mënyrë që ta kenë si stazh profesional :

1. Kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues, pra demokratizues apo një strategji manipulimi?

2. Rama ja beson çështjen Veliajt, apo e sheh tani konfliktin e ardhshëm Veliaj – mbrojtës të Teatrit nga lart duke marrë rolin e një spektatori që ka larë duart?

3. Nëse Veliaj e arrin projektin e besuar, pra prishejn e godinës dhe ndërtimin e një tjetre, kjo do të ishte një fitore, apo një dëmtim i tij në publik?

4. Rama do që Veliaj të dështojë, apo të fitojë duke iu kundërvënë shoqërisë civile, organizatave të fuqishme në Europë etj?

5. Kur kalon Teatrin te Bashkia e Tiranës, përse nuk kalon edhe aseteve të lidhura ta zemë me Bibliotekën Kombëtare, Tetarin e Operas dhe të Baletit, Stadiumin, vetë Kryeministrinë, Presidencën, etj?

6. Sa funy do të ishte nëse ta zemë pasuria e paluejtshme Presidenca ose Kryeministria të kalonin edhe ato sipas kësaj filozofie neoliberale në pronësi të Bashkisë të Tiranës? Apo ça filozofie? Ku i fryjmë fyellit në ato vrima dot ne?

7. Kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë i pasurisë “Teatri Kombëtar” është vetëm për truallin apo edhe për ndërtesën cipër, apo edhe për rekuizitën, etj.? Apo edhe për aktorët, drejtorin, edhe madje edhe për spektatorët e Teatrit?

8. Kur VKM thotë se ja kalon pronën Bashkisë Tiranë, me çfarë të drejte i kërkon që ajo të mos ndryshojë destinacionin e objektit? Kur unë e kam pronën time e bëj çfarë të dua, përndryshe edhe ma jep edhe s’ma jep? Nga ana juridike si koncept pronësie a ka vend të qendrojë kjo? E bëj edhe Estradë. Nga dallon Teatri nga Estrada si gjini? E di njeri në zyrat e bashkisë? Unë nuk e di për vete.

9. VKM i thotë Bashkisë që të ndërtosh një ndërtesë të mirë në konsultim me të gjitha grupet e interesit, a mund të na thonë u kam rixha se cfarë quajnë me shprehjen “e përdalur” grupe interesi? Si do të merret vendimi, si do matet sugjerimi i tyre? Kush quhet grup interesi?

10. Po ne spektatorët qytetarë a jemi grup interesi, apo jemi legena? Nëse ne jemi a nuk ka vetëm një mënyrë konsultimi me ne që është referendumi lokal? Sepse që Teatri Kombëtar u bë Teatër Bashkiak e morrëm vesh, por tani amà ai është prona jonë si qytetarë. Nuk është prona e brigadierit të komunales të zonës. Pra grupi i interesit jemi ne qytetarët dhe ne ka vetëm një rrugë konsultimi : referendum lokal! Kjo është demokracia. Tê tjerat janë qofte me rigon!

11. Pse opozita nuk kërkon referendum lokal tani për ndërtesën e Teatrit, por bën deklarata patetike thjesht, mbushur me fjalë ofenduese kurse ne qytetarëve nuk na duhen fare llafet e bukura, fare, por na duhet veprimi politik? Ka veprim apo nuk ka veprim? Të tjerat janë pluhur! I merr era!

Ja të dashur gazetarë – studentë sugjerimet e mia modeste. Ju bëni si të doni, por këtyre pyetjeve nuk u anashkaloni dot, veçse nëse bëheni bukëshkalë.

Etiketa: fugareferendumTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

22:56 : 05/03/2025
AKTUALITET

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

19:25 : 25/02/2025
AKTUALITET

Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin

16:42 : 11/01/2025
AKTUALITET

Zbulohen të tjera skandale në Teatrin Kombëtar, nën drejtimin e Altin Bashës

22:11 : 27/12/2024
SHOW BIZ

Investigimi për Altin Bashën/ Reagon Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron!

11:55 : 23/12/2024
AKTUALITET

Ministria e Thërrimeve dhe Teatri i Urisë

16:50 : 19/12/2024
Para

Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com