• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çipi: Veliajt s’mund t’i zësh besë, për Teatrin do shkojmë deri në konfrontim fizik

21:55 : 10/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Të krahasueshme për rezistencën por përfundimi ende i ndryshëm. Kastriot Çipi, regjisor dhe aktivist, është i prerë kur thotë se Teatri Kombëtar nuk do të ketë kurrë fatin e Astirit dhe për këtë ai thotë se do të shkohet deri në përplasje fizike.

Çipi: Nuk besoj se është ky rrezik por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm për tu përballur edhe fizikisht me policinë e sjell aty nga bashkia e Tiranës. Erion Veliaj është një njeri që nuk mund ti zësh besë për asgjë. Nuk besoj se Veliaj ka fuqinë të dal kundër opinionit të KE dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, nuk besoj se mund tu kundërvihet në bllok qytetarëve, presidentit dhe opozitës. Por edhe nëse ndodh do të ketë konfrontim fizik, përballje të egër mes qytetarëve dhe policisë.

Për Rtv Ora ai thotë se me Bashkinë e Tiranës, komuniteti i aktorëve nuk ka asnjë komunikim për çështjen e Teatrit prej dy vitesh.

Çipi: Me bashkinë e Tiranës nuk kemi asnjë komunikim prej dy vitesh. Kur ne tentuam të bënim dëgjesa, bashkia bëri farsa dhe nga ai moment komunikimi është ndërprerë. Komunikimin Bashkia e ka me prokoll me listë servilësh dhe të paguarish me projekte direkt nga bashkia apo indirekt nga Ministria e Kulturës, apo përfitues të kredive për shtëpi dhe fonde të tjera. Me artistë të pavarur Bashkia e Tiranës nuk komunikon.

Lexo edhe:

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

I pyetur nëse ka mbetur ndonjë hapësirë për negociim që Teatri Kombëtar të mos shembet por të shndërrohet në Muze, ai jep këtë përgjigje:

Çipi: Nuk ka vend për negociim me Bashkinë e Tiranës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka fituar këtë betejë se ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët dhe ndërkombëtarët.Ne nuk do të ulemi kurrë në tavolinë me Erion Veliaj për të negociuar a ta prishim me buldozer apo dinamit një Monument të Historisë. Do të vazhdojmë të rezistojmë duke përdorur të gjitha mjetet institucionale dhe në mungesë të këtyre zgjidhjeve do të ketë zgjidhje fizike. Teatri është në këmbë dhe ka një pasaporë tëv respektuar europiane. Tani imperativ është rrëzimi i qeverisë Rama si e vetmja mënyrë për të hapur rrugën drejt restaurimit me fonde dhe ekspertizë ndërkombëtare.

Regjisori Çipi komentoi edhe protestën e sotme të shoqërisë civile para Gjykatës Kushtetuese.

Çipi: Sot protesta te Gjykata Kushtetuese ka qenë për ndryshimet në kodin penal në kohë pandemie dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do të duhej të shprehej për këtë dhe një sërë problemesh shumë të rënda që kemi sot me demokracinë. Edhe për Teatrin ka një padi të ngritur nga Presidenti në Kushtetuese që pret radhën të gjykohet ndërkohë që Bashkia e Tiranës përmes kryetarit të saj ka deklaruar se është tërhequr nga ligji special. Edhe vendim i  fundit është në këtë vazhdë, vendimi i qeverisë në 8 maj, të përpjekjeve antikushtetuese, antikombëtare dhe antikulturë të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për të shkatërruar një monument të rëndësishëmm, të pazëvendësueshëm të kulturës shqiptare të konfirmuar edhe nga qëndrimi i Europa Nostra dhe KE. Sa i përket asaj që ndodhi sot është një vazhdë që sapo ka nisur dhe vetëm do të vazhdojë dhe fuqizohet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

12:25 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Irena Gjokës, Malltezi: KLGJ duhet të shprehej për 15 ditë, kaluan 15 muaj

12:15 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

11:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

11:57 : 21/07/2025
Para

Britania lehtëson masat/ Në 1 qershor hapen shkollat

TË GJITHA

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

12:25 : 21/07/2025

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025

Rasti i Irena Gjokës, Malltezi: KLGJ duhet të shprehej për 15 ditë, kaluan 15 muaj

12:15 : 21/07/2025

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

11:57 : 21/07/2025

Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

11:57 : 21/07/2025

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

11:51 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com