• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Prova të reja/ Pacienti rrëfen si e ka kaluar COVID 19 në muajin dhjetor

17:30 : 08/05/2020
në BOTA, SHENDETI

Shkencëtarët francezë thonë se mund të kenë identifikuar një rast të mundshëm të një personi të prekur nga koronavirusi COVID-19 që daton në muajin dhjetor, rreth një muaj përpara se të konfirmoheshin zyrtarisht rastet e para në Evropë. Ai që mendohet të jetë pacienti i parë i prekur nga sëmundja (në Evropë) është një shtetas frances, i cili nuk kishte kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh përpara infektimit.

Në një studim të botuar në gazetën ndërkombëtare mbi “Agjentët Mikrobikë”, mjekët në një spital në veri të Parisit rishqyrtuan kampionët e marrë nga 14 pacientë të trajtuar për pneumoni atipike në fillim të muajit dhjetor dhe në mes të janarit. Mes tyre ishin dhe të dhënat e Amirouche Hammar, një tregtar peshku, rreth të 40-tave me origjinë nga Algjeria, i cili jeton prej vitesh në Francë e që së fundmi nuk kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh.

Zoti Hammar i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se disa javë më parë mjekët e informuan se kishte të ngjarë që në dhjetor, ai të ishte prekur nga COVID-19.

Tashmë i shëruar plotësisht e duke luajtur futboll në kopshtin e shtëpisë së tij, zoti Hammar thotë se ndjehet i “bekuar” që ia doli të mbijetojë.

“Gruaja ime u trondit (Fatiha). Tek shihja pandeminë, valën vdekjeprurëse të saj kudo në botë mendoja: jam i bekuar, sinqerisht! Sëmundja nuk njihej asokohe. Kjo është gjëja më e keqe. Mjekët nuk dinin se çfarë të bënin. Për ta ishte një infeksion shumë, shumë i rëndë, kështu ma shpjeguan, por nuk qenë në gjendje ta gjenin çfarë ishte“, thotë ai.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Zoti Hammar, i cili vuan nga diabeti, u shtrua në spital me simptoma që mjekët thonë se ishin të ngjashme me ato që manifestohen tek pacientët me COVID-19 në Kinë dhe Itali. Dy nga fëmijët e tij u sëmurën disa ditë pas tij. Kur mjekët rishqyrtuan kampionët e marrë nga zoti Hammar në muajin dhjetor, ata zbuluan se ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

“Nisi si një kollë e thatë, për rreth një javë. Kisha kollë të thatë gati çdo ditë. Pastaj nisi temperatura e cila rritej çdo ditë derisa shkoi edhe mbi 40 gradë celsius, jam i sigurt. Nuk e mata, por gruaja ime më preku në ballë dhe më tha: digjesh si furrë”, tregon ai.

Profesori Yves Cohen është një nga studiuesit francezë dhe specialist i kujdesit intensiv në periferitë veriore të Parisit, ku jeton zoti Hammar, zonë e cila ka qenë veçanërisht e goditur nga COVID-19, jo vetëm për sa i takon numrit të të prekurve, por edhe vdekjeve.

Zoti Cohen hedh poshtë mundësinë që mostrat e marra nga zoti Hammar të ishin të infektuara. Ai tha se kishin rishqytuar gjithashtu edhe skanerin e tij, pamjet e të cilit ishin të ngjashme me ato të një pacienti me COVID-19.

“Kampionët e marrë nga Hammar mund të jenë të jenë të infektuara dhe kjo është arsyeja pse bëjmë disa teste të ndryshme. Kur kryejmë dy teste, nëse mostra është e infektuar, njëri prej tyre jep informacion të pasaktë, por në këtë rast të dy ishin pozitivë. Nuk mund ta shmangim faktin se kemi të bëjmë me COVID-19, pasi skaneri tregonte gjithashtu një gjë të tillë dhe skaneri nuk mund të infektohet“, thotë ai.

Sipas të dhënave zoti Hammar nuk duket të ketë infektuar persona të tjerë. Ai u shërua më vonë pas trajtimit me antibiotikë në repartet e kujdesit intensiv. Zoti Cohen dhe kolegët e tij thonë se rezultatet e tyre treguan se mund të ketë shumë raste të tjera të paidentifikuara me koronavirus përpara se sëmundja të zbulohej zyrtarisht në Evropë.

“Epidemia ndoshta ka filluar një muaj më përparë sesa mendojmë ne dhe kjo na mundëson të dimë më shumë rreth epidemisë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që mjekë të tjerë, qoftë në Francë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, të kryejnë studime, që po i kryejmë aktualisht, për ta kuptuar më mirë këtë virus. Sa më mirë ta njohësh armikun, aq më efikase përgjigja ndaj tij”, thotë ai.

Disa ekspertë thonë se rezultatet janë interesante, por vështirë të jenë bindëse. Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përshkroi gjetjet si “lajme emocionuese” dhe tha se ato mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e COVID-19./VOA

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Raporti i Freedom House/ Lubonja: Kemi pësuar rënie për shkak të Edi Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com