• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor pjesë e BE”/ Ursula von der Leyen: Qeveritë të luftojnë korrupsionin

20:43 : 06/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Samiti i Zagrebit është zhvilluar ditën e sotme online ku kanë marrë pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi , pandemia ka qenë në fokusin kryesor të diskutimit duke zhvendosur zgjerimin në një plan të dytë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se kur vendet janë të bashkuara ia dalin dhe se ekonomitë dhe shoqëritë tona do të ngrihen dhe shërohen më shpjet falë bashkëpunimit. Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se rajoni është pjesë e BE, ndërsa nxiti shtete të vijojnë me reformat e sundimit të ligji dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perënidmor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan në tWitter Von Der Leyen.

Vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në Twitter se “BE qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Zagrebit sot në BE-Ballkanin Perëndimor përqendrohet në trajtimin e pandemisë Covid-19 së bashku; duke riafirmuar perspektivën evropiane të BB; duke përsëritur përkushtimin ndaj vlerave dhe reformave të BE-së ”.

Kroacia po mban Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian. Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb ka qenë një nga pikat kryesore të programit të tij, por për shkak të pandemisë COVID-19, ajo po zhvillohet si një video-konferencë në vend. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç tha se “BE ka bërë një dokument shumë të fortë duke pasur parasysh rrethanat. Fakti që takimi po ndodh është tashmë një sinjal i fortë politik ”.

Ndërsa komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi shprehet se BE po e trajton Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar duke u dhënë atyre qasje në shumë nisma dhe instrumente për integrimin. “Ne do t’i mbështesim rimëkëmbjet ekonomike të rajonit që do të forcojë partneritetin tonë”

Lexo edhe:

Von der Leyen përshëndet progresin mes SHBA-së dhe Iranit: Rihapni Ngushticën e Hormuzit

Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor morën pjesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Tonino Picula, si dhe kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe drejtuesit e opozitës nga Serbia dhe Mali i Zi , Bosnje dhe Hercegovinë.

Etiketa: qeveritete luftojne korrupsioninursula von der leyen

Lajme të lidhura

BOTA

Von der Leyen përshëndet progresin mes SHBA-së dhe Iranit: Rihapni Ngushticën e Hormuzit

16:23 : 24/05/2026
BOTA

Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

13:03 : 24/05/2026
BOTA

Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi

08:21 : 15/01/2026
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
BOTA

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025
RAJONI

Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

15:36 : 16/10/2025
Para

Çfarë po ndodh me mutacionin e koronavirusit?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom