• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy vëllezër sherr me leva, shkak gomari që hëngri vreshtin

17:05 : 04/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një sherr që të kujton Nastradinin e famshëm.

Por nëse Nastradini ishte personazh i sa e sa përrallave satirike që përfundonin gjithnjë gëzueshëm kjo që ka ndodhur pak kilometra nga Tirana është reale dhe e dokumentuar dhe ka përfunduar në dyert e drejtësisë. Dy vëllezër janë zënë për gomarin që prishi vreshtin duke përfunduar me dhunë, dëmtime serioze dhe arrestim.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj në fshatin Shpatë në Baldushk mes vëllezërve Lloçi.

Nngjarja

Në raportin e ngjarjes së OPGJ thuhet se rreth orës 18:30 në oborrin e banesës së Enver Lloçit i arrestuar për “Dhunë në familje” kishte shkuar për të biseduar vëllai i tij i quajtur Muharrem Lloçi. Ai ishte ankuar për gomarin që kishte hyrë në vresht dhe i kishte dëmtuar rrushin. Në momentet e diskutimit mes dy vëllezërve, Enveri është nevrikosur dhe menjëherë ka filluar ta shajë dhe ofendojë me fjalë shumë fyese e ofenduese vëllain e tij Muharremin. Më pas Enveri është afruar pranë vëllait të tij dhe me një copë druri që e kishte në dorë e ka goditur Muharremin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime serioze, çarje e dëmtime në anën e djathtë të fytyrës së tij dhe më pas e ka goditur dhe me grusht në pjesën poshtë syrit të majtë duke i shkaktuar sërish dëmtim serioz. Më pas Muharremi është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

Plagosja në Borsh/ Policia: Hekuran Çelaj pasi u dhunua, u largua nga lokali dhe u kthye me automatik

Policia ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 19:00 se në fshatin Shpatë në Baldushk, kishte ndodhur një konflikt i ashpër për motive të dobëta ku si pasojë e konfrontimit fizik mes dy vëllezërve Muharrem dhe Enver Lloçi, pjesë e konfrontimit ishte bërë edhe Bujar Lloçi, djali i Muharremit, i cili kishte goditur me një shufër metalike në kokë xhaxhain e tij Enverin.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Postës së Policisë dy vëllezërit, ndërsa është shpallur në kërkim, djali i Muharremit Bujarit.

Dëshmia e Muharremit

Më 2 maj rreth orës 03:30 Muharremi ka bërë kallëzimin penal ku tregonte çfarë kishte ndodhur. “Ndodhesha pranë vreshtit të rrushit kur pashë gomarin e Enverit që kishte hyrë dhe po dëmtonte rrushin. E nxora gomarin nga vreshti dhe e ndoqa deri tek shtëpia e Enverit dhe i tregova ca kisht ndodhur. Por Enveri nisi të shante dhe të ofendonte me fjalë shumë fyese e banale në drejtimin tim, të gruas sime dhe të vajzave. U afruan pranë meje me gjithë gruan dhe më tërhoqën nga rrobat. më pas Enveri më goditi me një copë druri të shkurtër. Ndërkohë u afruan dhe dy fëmijët e vëllait të cilët po më shtynin për të më rrëzuar në tokë. Ngrita duart para duke u munduar të mbroja kokën por kur më goditi me dru më çau në fytyrë. Më pas më qëlloi me grusht në anën e majtë të hundës pranë syrit. Kam rënë në tokë dhe nuk mbaj mend më asgjë”, ka deklaruar në kallëzimin e tij Muharremi. Ai ka shtuar se është përmendur më pas në shtëpinë e tij dhe mbi kokë kishte djalin, Bujarin. Ky i fundit sapo ka parë që i ati është përmendur është larguar. Muharremi ka deklaruar se nuk e ka goditur asnjëherë vëllain e tij Enverin.

Dëshmia e Enverit

Nga ana tjetër Enver Lloçi, i arrestuar për dhunë në familje ka deklaruar se ai është dhunuar fizikisht nga djali i vëllait të tij, nga nipi i quajtur Bujar Lloçi. “Më ka goditur me shufër hekur në kokë dhe më ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe fytyrë. Unë nuk kam dhunuar askënd, nuk e kam dhunuar vëllain tim Muharremin dhe nuk e di kush mund ta ketë dëmtuar”, ka deklaruar Enveri. /Balkanweb/

Etiketa: gomarisherrivreshti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

17:07 : 03/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Borsh/ Policia: Hekuran Çelaj pasi u dhunua, u largua nga lokali dhe u kthye me automatik

18:35 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025
AKTUALITET

Policia reagon pas 3 ditësh, shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

10:04 : 23/07/2025
AKTUALITET

Sherri Lapaj-Shabani, Bushati: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

21:35 : 17/07/2025
AKTUALITET

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025
Para

Kriza e Coronës kthen gratë në kohët e vjetra

TË GJITHA

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com