• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Kur kombi thërret për ndihmë, s’mund të rrish ulur”/ Mjeku amerikan la 7 fëmijë në shtëpi për luftën kundër Covid

17:26 : 03/05/2020
në BOTA

Si është të ndodhesh në epiqendrën e një pavioni urgjence gjatë COVID-19 dhe pse do të dilte dikush vullnetar për ta bërë këtë punë? Si përballen profesionistët e mjekësisë me ato që përjetojnë aty dhe pasi e kanë lënë punën? A po tronditen familjet e tyre?

Korrespondentja Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës bisedoi me një mjek që shkoi larg nga familja e tij për të ndihmuar në ndërtimin e një spitali në terren për pacientët me koronavirus.

Kur është në shtëpinë e tij në Teksas Dr. Mike Wilson dhe gruaja e tij kujdesen për shtatë fëmijë.

Në qytetin e Nju Jorkut, ai kujdeset për qindra pacientë.

“Kjo është si kampionati botëror, nëse mund ta përshkruaj kështu. E kalojmë një pjesë të madhe të karrierës tonë duke u kujdesur për pacientë me rrufë, ndonjë kyç të ndrydhur etj. Por, kjo është realisht ajo për çfarë jemi trajnuar”, thotë Dr. Michael Wilson, drejtor mjekësor.

Lexo edhe:

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

Kështu që kur shikoi pamje nga COVID-19, si këto, ai e dinte se duhej të shkonte me avion në Nju Jork për të qenë në vijat e para.

“Doja që fëmijët e mi ta dinë se sido që të jetë jeta e tyre – pavarësisht nga pikëpamjet politike apo bindjet fetare – kur kombi lëshon një thirrje për ndihmë, thjesht nuk mund të vazhdosh të rrish ulur”, thotë Dr. Wilson.

Dr. Wilson ndihmoi në ndërtimin e spitalit nga e para – duhet të jetë disi shqetësuese për pacientët të hyjnë në një spital fushor në Nju Jork, brenda një anijeje, apo në qendra konventash ose stadiume sportive.

Dr. Wilsonit gjithashtu i duhej të përshtatej, pasi 25 pacientët e tij të parë flisnin pesë gjuhë të ndryshme.

“Këta njerëz janë nga Lindja e Afërt dhe e Largët, me dialekte të vendeve myslimane që nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Pra, një kulturë kaq e gjerë, kaq e pasur”, thotë dr. Wilson.

Ai thotë se mjekët tani e kuptojnë më shumë trajektoren e virusit – periudha vendimtare është nga dita e 5-të tek e 8-ta. Doktor Wilson pajtohet se kurba është duke u rrafshuar, por ai shqetësohet se qytetet e mëdha mund të hapen para kohe dhe një valë e dytë e sëmundjes do ta mbyllë vendin përsëri.

“Katet e kirurgjisë mjekësore janë shumë të mbushura me pacientë që mbahen me respiratorë. Asnjë nuk është pa tub atje. Kafenetë ende përdoren si vend për të mbajtur pacientët. Po, sallat e urgjencës nuk janë më të mbushura plot dhe ndoshta edhe dhomat e pritjes janë bosh. Por, infrastruktura në spital është ende e mbingarkuar. Nuk mund të funksionojë më si spital. Është thjesht një qendër për COVID-in”, thotë Dr. Wilson.

Videot e dërguara nga shtëpia e mbajnë atë të fortë. Dr. Wilson është në javën e tij të katërt të punës me turne 14-orëshe pa asnjë ditë pushimi. Ai qëndron me këmbë në tokë duke marrë pjesë në rutinat familjare nga dhoma e tij e hotelit, ndërsa nuk di se kur do t’i shohë ata personalisht.

“Lidhem me FaceTime me fëmijët. Bëjmë orën e përrallave. Kaloj ca kohë me fëmijët më të rritur në mbrëmje ose lexoj Biblën. Themi lutjet tona familjare dhe pastaj përpara se të shkoj në shtrat, kaloj ca kohë me gruan time”, thotë ai.

Gjëja që i mungon më shumë dr. Wilsonit? Prekja njerëzore. Ai nuk ka prekur një qenie tjetër njerëzore pa dorezë për 24 ditë./VOA

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

17:17 : 19/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025
RAJONI

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025
Para

A është Edi Rama një SOLIPSIST?

TË GJITHA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

17:17 : 19/07/2025

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com