• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ushqimi që rrit mërzinë dhe depresionin, si ta shmangni

08:17 : 02/05/2020
në SHENDETI

Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm, nuk përbën më lajm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.

Studimet zbuluan së fundmi se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore. Studimi tregoi se personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 përqind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.

Sheqeri Dhe Depresioni
Natyrshëm mund të mendoni se ky problem nuk ju prek shumë. Njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël. Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë. Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni. Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Sipas tyre, kjo çështje ka nevojë për studime të mëtejshme.

Sinjalet e Trupit Kur e Teproni Me Sheqerin
Mungesë energjie dhe lodhje
Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë)
Humbja e shijes
Probleme me këmbët dhe lëkurën
Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve
Shtim në peshë

Lexo edhe:

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë. Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij. Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur. Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Si Ta Shmangni
Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta. Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Të dhënat tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara. Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë. Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni. Kujdes me alkolin, pasi mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.

Etiketa: sheqeri

Lajme të lidhura

SHENDETI

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

17:16 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025
SHENDETI

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

14:30 : 23/02/2025
SHENDETI

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak

21:24 : 22/02/2025
SHENDETI

Si të kuptoni që niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

16:39 : 22/09/2024
SHENDETI

Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

18:57 : 14/06/2024
Para

Moderatorja ironizon vendimet e qeverisë: Po dalim sipas lëvizjeve hormonale të disave

TË GJITHA

“Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut

18:54 : 09/08/2025

Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë

18:42 : 09/08/2025

Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat

18:22 : 09/08/2025

Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera

18:06 : 09/08/2025

Fikja e sinjalit të News24/ Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim

17:50 : 09/08/2025

Sherr në dasëm! Dhëndrri dhe dasmorët dhunojnë brutalisht Shpat Kasapin – DETAJE

17:45 : 09/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com