• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës/ Arrestohen dy autorët e dyshuar (VIDEO)

11:09 : 01/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi se dy persona janë arrestuar për vrasjen e dyfishtë në Durrës disa ditë më parë, ku vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me armë zjarri. Ata janë Altin Ndoci 33 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge dhe K.A., 22 vjeç.

“Siç jeni në djeni, më datë 27 Prill, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: A.N. (Altin Ndoci), 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; K. A., 22 vjeç, banues në Durrës”, tha Veliu.

Vrasja në Mars

Dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë edhe të një vrasje tjetër të ndodhur në Durrës në Mars.

“Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale ‘Renea’ u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas. Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën ‘Vath Truja’, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Dorjan Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar”.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.14.05-AM.mp4

Motivi

“Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, shtoi Veliu.

“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera. Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, përfundoi ai.

Lexo edhe:

Zbardhja e atentateve në Durrës/ Si u zbuluan autorët dhe kush ishte objektivi (Detajet)

Lajme të lidhura

BOTA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025
BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
Para

“Plakushe m**ti, ke kaluar hu më hu”/ Rudina publikon foto duke tymosur me Markun, shpërthejnë "kritikat"

TË GJITHA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com