• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Firmat britanike përgatiten të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit

19:18 : 01/05/2020
në BOTA

Një prodhues britanik që pritet të marrë përsipër prodhimin e vaksinës që po zhvillojnë shkencëtarët britanikë kundër koronavirusit thotë se brenda muajit maj shpreson të konfirmojë nëse mund të prodhojë një milion doza vaksine në muaj.

Ideja është që të krijohen rezerva të mjaftueshme të vaksinës që të jenë gati për përdorim sapo të jepet miratimi nga autoritetet.

Cobra Biologics është një ndër firmat që mund të marrin autorizimin për të prodhuar vaksinën ChAdOx1 nCoV-19 që po zhvillojnë shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit.

Universiteti i Oksfordit fillon provat klinike me vaksinën kundër koronavirusit
Universiteti i Oksfordit fillon provat klinike me vaksinën kundër koronavirusit

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Peter Coleman tha se firma nuk merr përsipër efektshmërinë e vaksinës, pasi është në dorë të ekipit shkencor të Oksfordit të kryejë provat për të vërtetuar se vaksina funksionon.

Por ai tha se në mes të majit do të bëhen prova me 200 litra prodhim. Nëse provat dalin me sukses, kompania do të jetë gati të prodhojë 1 milionë doza vaksine në muaj.

Lexo edhe:

No Content Available

“Këto doza mjaftojnë për provat klinike, por ndoshta edhe si fillim i mirë për rezervat që nevojiten për aplikim komercial”.

“Po operojmë me ritme shumë më të shpejta se sa zakonisht. Fakti që mund të fillojmë të krijojmë rezerva të vaksinës para se të jetë përmbyllur faza e parë (provat klinike) është shumë e pazakontë,” tha zoti Coleman për agjencinë e lajmeve Reuters.

Cobra Biologics nuk është e vetmja prodhuese. Një numër laboratoresh dhe prodhuesish farmaceutikë janë angazhuar për të mbështetur përpjekjet e shkencëtarëve britanikë për një vaksinë kundër koronavirusit.

Megjithë përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit të vaksinës, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se është jorealiste të pritet një vaksinë para fundit të vitit 2020.

Dominic Raab
Dominic Raab

“Më lejoni të flas qartë për këtë temë – testet dhe vaksinat janë shumë të rëndësishme dhe po bëjmë të pamundurën për t’i realizuar. Por nuk do të ishte realiste të pritet një vaksinë në veprim para fundit të vitit. Prandaj testimi, identifikimi dhe gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar janë masat më të mira që kemi në këtë kohë,” tha zoti Raab.

Puna për vaksinë vazhdon në një numër laboratoresh në botë. Në përgjigje të përmasave të krizës aktuale, autoritetet në një numër vendesh kanë eliminuar disa pengesa burokratike për zhvillimin e vaksinës, megjithatë protokolli mjekësor kërkon që provat të zhvillohen në faza disa mujore, gjë që e zgjat procesin.

Etiketa: Firmat britanike

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

A ndihmojnë testimet seriologjike në zbulimin e koronavirusit?

TË GJITHA

U kapën në lokalin e Mark Frrokut, kush janë inspektorët të IMT-së që u arrestuan

18:54 : 27/08/2025

Fëmijët e gruas shqiptare që u v*a nga burri në Greqi, do të jetojnë me tezen e tyre

18:42 : 27/08/2025

Arrestohen dy punonjës të IMT-së, në kërkim dy të tjerë për korrupsion

18:23 : 27/08/2025

Gabimi i liderit u bë dera për policinë, zbulohet “Call Center”-i e d*ogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga  

18:14 : 27/08/2025

Shqiptarët po marrin kredi tek kriminelët e mikrokedive dhe po i fusin tek “Sudet online”

18:03 : 27/08/2025

Sulmi me a*më në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

17:56 : 27/08/2025

Dyshohen për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

17:41 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com