RTL today a bërë një analizë të gjatë dhe të etajuar të rasteve se cilat janë vendet ë të rrezikuara ku mund të merret apo transmetojhet Covid.
Ndryshe nga deklarata që kanë bërë shumë lider të botës, apo dhe masat që janë marrë për mbylljen e bareve, resoranteve apo dhe parukerive, eksperët dhe virologët nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se koronavirus mund të transpetohet nëpër këto vende,
Sipas virologëve koronavirusi mund të transpemtohet nga një person tek tjetrin vetëm nëse ata qendrojnë për një kohë shumë të gjatë bashkë.
Shkrimi nga RTL today në gjuhën shqipe ëhstë përkthyer nga Kastriot Çipi.
Ja shkrimi i RTL Today:
“Deri tani, nuk provohet infektimi në supermarkete, restorante ose parukeri.”
RTL|Update: 14.04.2020 10:52|7 Comment(s)
RTL Today ndoqi konferencën e shtypit të virologjistit Hendrik Streeck të martën dhe më poshtë është një përmbledhje e pohimeve më kyçe të tij.
- Streeck është profesor i virologjisë dhe drejtor i Institutit të Virologjisë dhe Kërkimeve për HIV, pranë Universitetit të Bonit. Ai sqaroi metodologjinë e studimit të tij të fundit, në Heinsberg, “epiqendra” e epidemisë së COVID-19 në Gjermani dhe foli për planet potenciale, që vendi të shkojë gradualisht drejt një kthimi tek jeta “normale”.
Gjatë javëve të fundit, ekipi i tij kreu një kërkim thelbësor, përmes sondazheve dhe hetimeve, në shtëpitë anembanë rajonit Heinsberg, ku janë raportuar mbi 1,400 raste të konfirmuara. Heinsberg ka një popullsi rreth 250,000 banorë dhe ka 46 vdekje të lidhura me coronavirusin.
Rezultatet e këtij kërkimi, kanë ofruar disa tregues, për mënyrën se si vepron virusi, siç sqaroi Streeck:
“Nuk ka rrezik domethënës nga sëmundja kur bën pazarin. Rastet më të rënda të infektimit ishin gjithmonë pasojë e qëndrimit bashkë të njerëzve, për një kohë të gjatë, përshembull festat pas skive në Ischgl, Austri.” Gjithashtu, ai nuk kishte mundur të gjente prova të virusit që “jeton” në sipërfaqe. “Kur morëm kampionë nga dorezat e dyerve, telefonët ose tualetet, ishte e pamundur ta kultivoje virusin në laborator, mbi bazën e këtyre garzave…”
“Që të arrish “të marrësh” virusin, është e nevojshme që dikush të kollitet në dorë, të prekë menjëherë dorezën e derës dhe pastaj, menjëherë pas tij, një tjetër person të kapë dorezën dhe pastaj të prekë fytyrën e vet.” Kështu që Streeck beson se ka pak shanse të transmetimit, përmes kontaktit me të ashtuquajturat sipërfaqe të kontaminuara.
Fakti që COVID 19 është infektim përmes spërklave dhe nuk mund të transmetohet përmes ajrit, është konfirmuar më parë edhe nga virologjisti Christian Drosten i Charité, Berlin. Ai ka theksuar gjatë një interviste se coronavirusi është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj tharjes, kështu që e vetmja mënyrë e marrjes është nëse “i merr spërklat përmes frymës.”
Sidoqoftë, ka edhe përfundime të tjera, për mënyrën e përhapjes së coronavirusit. Ekspertët nga NIH (Instituti Kombëtar i Shëndetit) dhe CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve) në SHBA, kanë arritur në përfundimin se virusi mund të jetojë 24 orë në letër, 3 orë në ajër dhe deri në 3 ditë në plastikë dhe çelik inoks. Por Instituti Robert Koch deklaron në faqen e tij të Internetit, sidoqoftë, se studime të tilla shkencore janë realizuar në kushte laboratorike dhe për këtë arsye nuk janë shumë tregues për rrezikun e transmetimit në jetën e përditshme.
Heinsberg tani do të jetë qendra për një studim të dytë, që do të thellohet më tej, duke synuar të vlerësojë më nga afër se si përhapet virusi dhe si mund të bllokohet. Studimi do të bazohet mbi një kampion 1,000 vetësh.
“Rezultatet e këtij studimi mund të shërbejnë më pas si bazë për rekomandimet, për strategjinë kombëtare të daljes nga mbyllja,” sugjeron Streeck.
“Është e rëndësishme t’i mbledhim këto të dhëna, në mënyrë që të sigurohemi se vendimet janë marrë mbi bazë faktesh dhe jo supozimesh. Të dhënat duhet të shërbejnë si bazë informacioni për qeverinë, që ajo të mendojë për veprimet e mëvonshme,” vazhdon ai.
Streeck thotë se Heinsberg ofron një terren ideal për të dhënë përgjigje për të gjithë Gjermaninë, mbase dhe për Europën e pse jo, edhe për gjithë botën.
Për sa i përket masave në fuqi, personalisht, ai mendon se është e rëndësishme të mbahen parasysh efektet negative të mundshme që mund të sjellin disa masa:
“Njerëzit mund të humbasin punën. Ata mund të mos jenë më në gjendje të paguajnë qiranë dhe qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë mund të çojë në dobësimin e sistemit imunutar.” Ai ngre pyetje si: “Qëllimi nuk është një bllokim i plotë i virusit. Ne kemi nevojë të dimë cili është limiti faktik i spitaleve tona. Sa infeksione konsiderohen shumë? Çfarë thonë mjekët e reanimacionit?”
“Është e rëndësishme të fillojmë të mendojmë për një strategji “të rikthimit” dhe shpresa e tij është të “ofrojë fakte të qenësishme, që njerëzit të kenë një bazë të mirë për vendimet e tyre.”
Rezultatet e para të studimit mbi rastet e Covid-19 në Heinsberg pritet të paraqiten në fund të javës tjetër.
PS: Perktheu Kastriot Cipi. Mund te shperndahet e riprodhohet pa pasur nevoje per lejen e perkthyesit