• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Trilleri me makinë dhe avion: A erdhi Thaçi mbrëmë në Shqipëri të merrte Pacollin?

19:05 : 29/04/2020
në RAJONI

Lajmet më të lexuara dje dhe sot, kanë pasur të bëjnë me një mister rreth lëvizjes Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit, në kufinjtë Kosovë-Shqipëri. Fillimisht u mësua se Behgjet Pacolli mund të ulej me avionin e tij privat, në Rinas, pasi Prishtina i kishte komunikuar se nëse do të zbriste atje, do t’i nënshtrohej karantinës, si çdo qytetar tjetër që vjen nga jashtë. Pacolli ka kundërshtuar, duke thënë se ai kishte qendruar në Zvicër për dy muaj në karantinë, ndërkohë që kishte dokumentet shëndetësore që vërtetonin se ai ishte në rregull.

Por Ministria e Shëndetësisë, e qeverisë Kurti dukej e vendosur për ta trajtuar Pacollin si gjithë të tjerët e për ta mbyllur për 14 ditë në konviktet e Prishtinës që janë kthyer në karantinë.

Nga këtu qarkulloi lajmi se dje pasdite, charteri i politikanit dhe biznesmenit kosovar do të zbriste në Rinas. Po dje pasdite, doli lajmi se kishte hyrë në Shqipëri, nga kufiri i Vërmicës, Presidenti Thaçi, i cili nuk është kontrolluar në doganë. E po ashtu, nuk është kontrolluar, edhe në kthim, kur ka hyrë sërish në Kosovë.

Sot të gjithë besojnë, se kreu i shtetit të Kosovës, ka ardhur në territorin tonë, dhe ka marrë me makinën e tij Pacollin, për ta kaluar në kufi pa kontroll, e për ta shoqëruar në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se Policia e ka njoftuar atë që Presidenti Thaçi mbrëmë e ka kaluar kufirin me Shqipërinë, për t’u kthyer sërish në Kosovë pas pak minutash.

Lexo edhe:

VIDEO-EMRI/ Momenti kur 34-vjeçari i vë zjarrin makinës së një gruaje në Tiranë, vihet në pranga

Thaçi: Prokurori i Hagës kur ishe roje burgu na keqtrajtonte , s’ka ndodhur as me Navalnyn

“Mbrëmë vonë jam informuar nga policia se Presidenti e ka kaluar kufirin pak para orës 18. I njëjti është kthyer pak para orës 19”, ka deklaruar Sveçla.

Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm pohon se Thaçi ka qenë i ulur në ndejnjësen e parë dhe nuk është para nëse mbrapa në veturë ka qenë dikush tjetër. “Ai ishte i ulur përpara, përkundër rregullave. Policia, për shkak të xhamave të zi, nuk ka arritur ta dallojë nëse ka pasur persona tjerë të ulur mbrapa”, ka thënë Sveçla.

Ai tregon se Presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar Protokollin Shtetëror për shkuarjen e tij në Shqipëri, edhe pse duhet ta bëjë një gjë të tillë për çdo vizitë zyrtare a jozyrtare.

“Nuk kemi konfirmim se z.Thaçi ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli. Megjithatë një skenar i tillë do të minonte komplet Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla. Ai e paralajmëron deputetin Pacolli, se nëse ka hyrë në mënyrë klandestine, për t’i ikur masave të karantinimit në Kosovë, atëherë ka bërë shkelje penale.

Për më shumë, Ministri i Brendshëm, ka paralajmëruar edhe Presidentin, se nëse ai ka marrë Pacollin në makinë, edhe ai do t’i nënshtrohet masave të izolimit, apo vetëizolimit. Mediat në Kosovë, raportojnë se zyra e shtypit e Presidentit, nuk ka dhënë sqarime lidhur me lëvizjen e tij dje në Shqipëri, dhe kthimin po ashtu.

Etiketa: avionlevizjemakinePacolliThaci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Momenti kur 34-vjeçari i vë zjarrin makinës së një gruaje në Tiranë, vihet në pranga

09:21 : 05/09/2025
RAJONI

Thaçi: Prokurori i Hagës kur ishe roje burgu na keqtrajtonte , s’ka ndodhur as me Navalnyn

20:50 : 04/09/2025
BOTA

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it?

09:18 : 04/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, 21-vjeçari përplas me makinë të moshuarën

14:39 : 18/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025
AKTUALITET

Dosja e klanit Çopja-Çela/ “Karteli” bleu avion për transport droge: Lart e më lart të pafsha zemra

17:40 : 12/08/2025
Para

"Stambolli digjet e zuska krihet"/ Vasili "shpërthen" ndaj Veliajt

TË GJITHA

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025

Makina përplas motorin në aksin Burrel–Klos, një i plagosur në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma

12:20 : 07/09/2025

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

12:04 : 07/09/2025

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

11:50 : 07/09/2025

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

11:37 : 07/09/2025

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

11:20 : 07/09/2025

Kush tentoi ta helmojë Nuredin Dumanin? Autoritetet po e hetojnë si pistë

11:03 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com