• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Trusti në Shëndetësi” nuk ndalet/ “OES Distrimed”, 200 mijë euro të tjera me garë fiktive

14:30 : 28/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kompania farmaceutike “OES Distrimed” është shpallur fituese e një tenderi me garë fiktive, me vlerë 200 mijë euro, e cila i bashkohet rreth 3 milionë eurove të tjera që ka fituar në një vit kjo shoqëri, në prokurime pa konkurencë.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka shpallur kompaninë “OES Distrimed” fituese në tenderin “Blerje materiale mjekësore kardio-vaskulare”, me fond limit rreth 220 milionë lekë të vjetra me TVSH (rreth 200 mijë euro).

Në tender kanë marrë pjesë, krahas kompanisë fituese, “OES Distrimed”, edhe operatorët “Biometrik” dhe “Montal”.

Këto dy kompani janë skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të QSUT, pasi ato nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike. Praktikisht, përfshirja e tyre në tender krijonte një konkurencë fiktive.

Lexo edhe:

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

“Shëndetësia falas” mashtrim! Bardh Spahia: Spitali Rajonal i Shkodrës pa rezonancë magnetike

Në përfundim fitues u shpall “OES Distrimed”, e vetmja që kishte paraqitur një ofertë ekonomike.

Por, situata me këtë tender nuk është aq e thjeshtë dhe aspak rastësore.

Tre kompanitë e përfshira në këtë tender, si edhe një e katërt, “Euromed”, përbëjnë një grup me sjellje të ngjashme në tenderat publikë.

Ato duket se kanë krijuar një grupim, që i ngjan më shumë një “trusti”, ku, nëse njëra paraqet ofertë ekonomike, të tjerat përfshihen “fiktivisht” në garë, pa dorëzuar asnjë dokumentacion.

“Boldnews.al” i ka pasur në vëmendje sjelljen e këtyre kompanive në procedurat e dyshimta tenderuese të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj të varësisë.

Redaksia është fokusuar në këto procedura të prokurimit, sidomos pas pretendimeve publike të kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar si duhet pandeminë Covid-19”.

“OES Distrimed”, një vit, 13 mln euro pa garë
Në një hulumtin i kryer më herët nga “Boldnews.al”, rezulton se kompania “OES Distrimed”, vetëm në harkun kohor të një viti, është shpallur fituese pa garë reale në një seri procedurash prokurimi publik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucione vartëse të saj, me fond limit total në rreth 13 milionë euro.

Prej Prillit 2019 e deri në Janar 2020, kompania “OES Distrimed” është shpallur fituese në 7 tendera pa garë reale, për një fond prej rreth 3.5 milionë euro.

Në Mars 2020, “OES Distrimed”, në bashkëpunim me “Euromed”, u shpallën fituese të tenderit “Blerje materiale për nevojat e spitaleve publike”, me fond limit rreth 10 milionë euro, bashkë me TVSH.

Në këtë tender morën pjesë edhe tre kompani të tjera, të cilat u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike. Pra, praktikisht, ishin përfshirë në tender, thjeshtë “për numër”.

“Trusti”
Në një tjetër hulumtin, “Boldnews.al” publikoi të dhëna, në bazë të të cilave dukej se ishte krijuar një lloj “trusti” mes 4 kompani farmaceutike, “OES Distrimed”, “Biometrik”, “Euromed” dhe “Montal”.

Redaksia verifikoi tenderat mbi 100 mijë euro, të zhvilluar nga strukturat shëndetësore gjatë 3 viteve të fundit, ku ishin të përfshira të gjitha ose një pjesë e këtyre 4 kompanive.

Në të gjitha rastet e hulumtuara, konkluzioni ishte i njëjtë- nëse njëra prej këtyre kompanive paraqiste një ofertë ekonomike, të tjerat përfshiheshin në tender pa dorëzuar asnjë dokumentacion. Dhe, në përfundim, shpallej fituese vetëm ajo kompani që kishte dhënë ofertë.

Një sjellje e tillë e këtyre kompanive u konstatua në të paktën 20 tendera me vlerë fondi limit mbi 100 mijë euro, gjatë periudhës 2017-2020.

Nga të dhënat, rezultoi se kompania “OES Distrimed” ishte shpallur fituese në 8 tendera, ndërkohë që kishte pasur përballë “fiktivisht”, pra pa ofertë, një ose të gjitha kompanitë e asaj që mund të konsiderohet “trust”,

Kompania “Biometrik” ishte shpallur fituese në 5 tendera, pas një gare pa rivalitet me një ose tre kompanitë e tjera të “grupit”.

Në vijim, “Euromed” ishte shpallur fituese në 4 tendera, ku përballë kishte “fiktivisht” kompanitë e “trustit”.

“Montal” ishte shpallur fituese në 3 tendera mbi 100 mijë euro, në procedura ku dukej se ishte “toleruar” nga 3 pjesëtarët e tjerë të “grupit”, të cilët janë paraqitur në tendera pa dorëzuar ofertë ekonomike ose dokumentacion.

Etiketa: oes distrimedshendetesitrusti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shëndetësia falas” mashtrim! Bardh Spahia: Spitali Rajonal i Shkodrës pa rezonancë magnetike

17:38 : 30/04/2025
BOTA

Trump fillon pushimet e 10 mijë punonjësve në agjencitë shëndetësore amerikane

22:34 : 01/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin

19:01 : 26/03/2025
AKTUALITET

Kalimi nga shëndetësia në politikë/ Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

15:53 : 26/03/2025
SHENDETI

Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

13:06 : 12/03/2025
Para

Propozimet e Beqajt/ Vasili: Mentalitet i poshtër diktatorial

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com