• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri, biznesmeni, zyrtari dhe qytetari! Kush do e pësojë?

14:52 : 28/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama është më komod se në çdo kohë politike të tij në këto ditë. Njerëzit i ka mbyllur tufa-tufa nëpër shtëpi. Qytetarët i nxjerr me orar e me ditë të caktuara për shëtitje, ashtu si kërcimet në dasëm: “Tani e kanë radhën pensionistët; pas tyre nënat me fëmijë deri në dhjetë vjeç…”..

I ka ecur ky eksperiment i madh social, duke bombarduar mendjet e njerëzve me teori të “luftës imagjinare” me avionë që bombardojnë, vdekje, arkivolë, varre të pafundme dhe ai që shfaqet si “shpëtimtar i jetëve njerëzore”. Por kjo mund të ngjisë në mendjet e turbulluara për disa kohë, po më pas?

Bizneseve u ofron një kockë sa për të lëpirë diçka, ndërsa vetë jep “mend” nga kështjella në Kodrat e Surrelit, duke bërë mjekun, policin, shoferin, veterinerin, parukierin apo ekspertin e madh të ekonomisë dhe politikës rajonale, e përtej rajonales. Sërish i ka ecur edhe kjo marrinë! Po deri kur? Një Shqipëri më virtuale se kaq nuk mund të gjente.
Ai po ecën me parimin që njerëzia po e ha mjatueshëm propagandën e tij, duke krijuar halucinacione se ai do të shpallet hero në fundin e kësaj pandemie. Mendon se qytetarët do i bëjnë duva e do e mbysin me urimet: “tu bëftë dita 1000, të rrosh përjetë që na shpëtove nga vdekja”. Edhe pse mund të duket deri në abubsurd infinit, këtë kryeministri ynë pretendon se do e kthejë në realitet.

Ka nxjerrë në treg edhe idenë se të gjithë duhet të sakrifikojnë, duke filluar nga ai vetë dhe këta miliarderë politikanë të Rilindjes, të cilët kanë përgjysmuar pagat e tyre, atë pagë që e tërhiqnin vetëm për të mos krijuar dyshime. Kush politikan në pushtet sot mbahet nga paga? Nodoshta Ilir Beqja, që dy ditë më parë si një “ekspert ekonomie” shtroi idenë se pagat në sektorin publik duhet të ulen, madje duhet të preken edhe pensionet. “Të sakrifikojmë të gjithë” -tha ai.

Lexo edhe:

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

E artikuluar nga ish-ministri i Shëndetësisë që për katër vite u mbajt si “simboli i korrupsionit”, kjo më shumë se urrejtje ngjall neveri. Për biznesin Rama thotë që të “shesin shtëpitë e dyta, të treta, apo jahtet luksoze” dhe të paguajnë punëtorët. Dhe vetë biznesi ul kokë dhe nuk reagon, vetëm ankohet, kërkon por nuk merr, përulet para pushtetit dhe bie në gjunjë përballë kryeministrit.

Ata sot kanë frikë të flasin hapur, sepse në një mënyrë apo një tjetër e kanë lënë veten të nënshtruar, me përjashtim të një grushti të vogël oligarkësh që në kohën e pandemisë së koronavirusit po shtojnë në llogaritë e tyre fitime të mëdha.

Të gjithë janë në një luftë të madhe se kush do të mbijetojë valës së koronavirusit, jo në aspektin shëndetësor, por mbi të gjitha atë ekonomik. Qytetarët mendojnë për ushqimin e përditshëm, biznesi i ndershëm sesi të mbajë në këmbë atë që ka ngritur, oligarkët si të shtojnë edhe më shumë pasurinë, ndërsa pulitika në pushtet si të shtojë vitet e saj në mirëqenie, korrupsion dhe mbi të gjitha po shpik ide të reja të propagandës. Kush nga kjo kategori do e pësojë më shumë! Qytetarët e thjesht deri tani po mjaftohen me “tallavanë” e kreut të qeverisë!

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

OKB: Masat e emergjencës të mos prekin të drejtat e njeriut

TË GJITHA

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com