Nga Basir Çollaku
Jo vetëm tendera, por të tjera surpriza zgjedhore ka vendosur Kryeministri Edi Rama brenda afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke i lënë universitetet të jenë në zgjedhje fatkeqe. Zonja Shahini ka shtyrë për me 12 qershor, afërsiht me një muaj datën e vjetër të vendosur për në 11 maj, duke paracaktuar të zgjedhurit e rinj, një pjesë e të cilëve kanë nisur fushatën gripalo-elektorale.
Shahini, akt elektoral për pushtim akademik. Po studentët do i klonojë online me VKM?
Vetëm zgjedhjet nuk i zë covid 19 dhe për këtë kujdeset Edi Rama me vartësit e tij. Këto ditë Rama dhe Shahini kanë hyrë në një fazë seleksionimi dhe të përzgjedhjes për kapjen e rradhës. Janë universitetet, shenjestra për tu bërë viktimë nën duart e të bindurve të kryeministrit. Minstrja e Arsimit Besa Shahini, ka nxjerrë një urdhëresë që kapercen gjendjen e jashtëzakonshme duke na thënë se me 12 qershor gjendja do të jetë e zakonshme, së paku 11 ditë më herët se Kryeminsitri ka vendosur me piskamë si baba i panoterizuar nga Surreli . Ky parashikim hënor i ministrisë, mund të jetë një fushatë elektorale në kushtet e arrestit shtëpiak kombëtar.
Me 26 mars, zonja Shahini ka nxjerrë një urdhëresë, duke shtyre datën e zgjedhjeve në universitete nga 11 maji 2020, për në 12 qershor po të këtij viti. Një urdhër që reflekton nxitimin e shefit të saj për të marrë çdo pushtet në kohë pandemie, pavarësisht nëse do të zbatohen ato pak ligje ende të mbetura në fuqi e pashkelura prej tij. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe institucionet e Arsimit të Lartë, ende nuk kanë një datë, kur do të ketë studentë në auditore, për të qenë pjesë e kësaj zgjedhje që është në dobi të tyre dhe bëhet me pjesëmarrjen e tyre.
Mos vallë Edi Rama dhe Besa Shahini, do të nxjerrim një VKM për të pajisur me autorizim studentët të cilët do të duhet të votojnë për kandidaturat e tyre, një pjesë e të cilëve kanë nisur fushatën, në kurriz të gripit, për të infektuar kështu sisitemin arsimor në rradhë të parë.
MASR spekullon se gjoja universitetet paskan autonomi të vendosin per rikthimin në auditore. Kjo është komike dhe tragjike njëherësh. Këtë tagër e ka kudo Qeveria! Shiko vendet e tjera., Italia vendosi për në shtator
Por cili është shkaku i vërtetë që disa rektorë dhe dekanë po lobojnë që të rifillojë sa më shpejt mësimi në auditore?
Shkaku janë zgjedhjet e reja në Universitete. Ministrja ka nxjerrë urdhër për datën 12 qershor. Ky është një turp kriminal.
Sigurisht së paku teorikisht ajo ka dijeni se në votime marrin pjesë pedagogët dhe studentët.
Pyetja pa përgjigje edhe nga Rama edhe nga Shahini është:
A do ti rihapë Ministria e Arsimit universitetet për shkak të interesit që kanë rektorët dhe dekanët e tanishëm për të bërë zgjedhjet e reja në universitete?
Sa veta janë antarë të Task Force nga shëndetësia që kandidojnë për Rektor dhe dekanë tek Universiteti i Mjeksisë?
A do të kërkojne këta të hapen universitetet se kanë interesa personale për zgjedhjet në universitete, ka disa emra të njohur të ciëlt kanë nsiur fushatën, nën petkun e këshillave gripale për pandeminë, duke qenë njëherësh gjysëmzëdhënës të qeverisë.
Për shkak të këtyre interesave politike dhe klanore te MASR dhe disa rektorëve dhe dekanëve mund të merret një vendim gjoja per tu rikthyer në auditore, gjoja për mësim. Në fakt ajo ka dhe do të ketë nëse do të ndodhë së shpejti një qëllimin kryesor, të bëhen gjoja votime dhe të rizgjidhen disa rektorë dhe dekanë në mjegullnajen e epidemisë.
Po studentët? Vetëm Tirana ka 100 mijë studentë dhe universitetet nuk kanë asnjë kusht sanitar elementar. Kur do të plotësohen, kur do jenë në kushte optimal për një proces mësimor? Mos vallë nga një spërkatje dezinfektimi, të bashkiakut do të jenë në gjendjen e duhur? !
A do të bëhet ky eksperiment i rrezikshëm me shëndetin e studentëve dhe pedagogëve dhe familjeve të tyre, thjesht për interesat e disa rektorëve dhe dekanëve për të bërë zgjedhjet në mjegullnajën e epidemisë, nën regjimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore? A di ti pajisë student e pedagogë me certifikatë sigurie për covid? A do u bëjë testimet, do të sigurohet se asnjëri nga studentë dhe pedagogë nuk janë të prekur, nuk do të infektojnë të tjerë në këtë tubim elektoral arsimor, për tu dënuar më pas me burg deri në 8 vite sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal?
Kjo dhe shumë elementë të tjerë e bëjnë krejtësisht të paligjshme në këtë situatë vendimin për bërjen e zgjedhjeve në universitete. Madje ato nuk lejohet të bëhen as në sezon provimesh. Ka një zgjidhjë të qartë, zgjedhjet duhen bërë në fund të tetorit pasi të ketë filluar viti i ri akademik dhe të kenë ardhur gjithë studentët, gjithnjë nëse situata nuk ka surpriza të tjera me pandeminë apo viruse të tjera, qofshin mjeksore apo të pushtetit.