• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse na tall hapur, përse nuk na ka frikë Firauni dhe si të shpëtojmë prej tij?!

21:36 : 26/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kreshnik Osmani

Përse na tall hapur, përse nuk na ka frikë Firauni dhe si të shpëtojmë prej tij?!

1- Na tall dhe nuk na ka frikë sepse jemi i vetmi popull në botë që ndizet në rrugë dhe shpërthen në Facebook. Popujt e tjerë ndizen në Facebook dhe shpërthejnë në rrugë.

2- Na tall dhe nuk na ka frikë sepse shqiptarët janë të mirë, vec e vec por nuk ka bir nëne ta marrë vesh përse nuk kanë asnjë mundësi që të mirët të bëhen bashkë.

3- Na tall dhe nuk na ka frikë sepse krenaria e shqiptarit është e mbështjellë me fodullëk dhe me arrogancë. Kjo do të thotë se jemi racë individualistësh pavarësisht se krenohemi në grup (krenare që jemi shqiptarë me shqiponja në gjoks dhe gjeste pa lidhje). Ne nuk jemi kurrë krenarë për shqiptarin tjetër, por jemi krenarë për shqiptarin (unë). Pra është krenari e lidhur me “unin-n” shqiptar, jo me bashkësinë shqiptare si popull, si etni, si kulturë, apo si racë.

Lexo edhe:

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

4- Firauni na tall dhe nuk na ka frikë sepse ka precedentin historik në favorin e tij. Ky popull nuk ka në xhirollogarinë e tij të lirisë dhe të demokracisë ndonjë aset të madh të fshehur, që mund ta aktivizojë në kohë krize dhe rreziku. Kjo i jep atij qetësi.

5- Ai na tall dhe nuk na ka frikë sepse e di se shqiptarët janë të mrekullueshëm, deri në vetëshkatërrim. Ky është nga racat e pakta në botë për të mos thëne e vetmja, që i vjen keq edhe per njeriun e poshter dhe te lig. Po t’u thonë shqiptarëve qe firauni nesë shkaterrohet si Musolini apo si Caucesku, une hyj garant me jetën time qe një pjesë e tyre do te thote, he mo he se gjynah. Ta heqim por jo ta cojme në litar. Eshte një popull i mistershëm qe ka gjynah për hajdutet dhe maskarenjte më të mëdhenj dhe kjo i kalon madje edhe kufijte e “sindromes se Stokholmit” kur viktima bie në dashuri me xhelatin.

6- Ai na tall dhe nuk na ka frikë, sepse e di që njerezit do te bejne zhurmë në FB do të bëjne meme dhe barcoleta por ne fund fare do te mbeten aty. (Kujtoni citimin e tij: Me shani, me mallkoni, me beni cfare te doni, por rregullat mos ti thyej askush). Ai e di që prej mallkimeve nuk i vjen asnjë e keqe, te pakten tani për tani.

7- Na tall sepse ka kapur dhe kontrollon plotesisht cdo lloj aksioni opozitar. Opozita zyrtare bën opozitë slims, Presidenti mbyllli muhabetet e veta, ndersa ne të Facebookut na thotë hani m.t sa te doni sepse nuk mund të më bëni gjë.

8- Na tall dhe nuk na ka frike sepse ka klimen ndërkombetare në favor te tij. Bota është pa kokë dhe nuk do t’ia dije kush tashmë nëse shqiptarët janë gjalle apo kane vdek. Putini dhe Kina e duan BE-ne të shkatërruar, Trump po se po dhe ky eshte duke bere balet sepse nuk ka askush ta shqetesojë.

9- Na tall dhe nuk na ka frikë sepse ka një ushtri të madhe te armatosur gjer në dhëmbë shqiptarësh të uritur për privilegje shteterore, poste, detyra, punera, te mira materiale, para, pozita, qe fitojnë shume prej tij (pasi i ka licensuar me ferman kryemisnitror per te vjedhur shqiptaret). Kjo ushtri është në Facebook dhe punon nate e dite për të tallur, për të vënë në lojë, për të demoralizuar të gjithë zërat qe bejne ftese per t’u ngritur. Kjo lloj tallje dhe ky lloj sulmi eshte i lidhur me shkaterrimin (soft) te psikologjise se rebelimit dhe te ngritjes. Ky eshte intelekti qe prostituon me pushtetin me prezervativ dhe nuk ka shtazani, ndaj dhe masat nuk shohin gjurme “bashkepunimi” dhe nuk jane te afta ta shohin me sy te lire kete prostituim.

10- Na tall dhe nuk na ka frikë, sepse agjenturat e huaja antishqiptare ne rajon e mbështesin fort dhe jane te gatshme qe te shtypin cdo lloj fryme rebelimi, kryengritje, kundershtie, ashtu sic bejne popujt e lire te botes. Keto sherbime financojne sundimin e Firaunit ne kete epoke tranzitore kur bota eshte pa koke dhe bord drejtues, deri ne nje moment te dyte qe askush nuk e di sa zgjat, ne menyre qe te perfundojne planet e tyre per te shtrire tentakulat ne veri te Shqiperise, te Dardanise dhe ne jug te saj, pasi Tirana ka rene plotesisht ne duart e zareve te tyre te establishmentit politik, mediatik dhe ekonomik te Rolling Hillsit.

A kemi shpetim ?

Ka vetëm një shpëtim të cilin do ta shpjegojmë imtësisht në ditët e afërta në vijim:

Mobilizim mbarëkombëtar, rrebelim shpirtëror dhe në terren, mobilizim moral, historik, i frymëzuar prej ajkës se trashëgimisë kulturore e politike të rezistences shqiptare. Te fymezuar prej luftes tone si popull dhe si Komb pergjate gjithe historise, aktivitet qe ka mbrojtur dhe ka siguruar pa asnje diskutim ekzistencën e Kombit ne dite dhe ne epoka historike edhe me te erreta edhe me te rrezikshme se kjo. Bashkëpunim serioz ndërmjet të gjithë bijve dhe bijave të ndershëm te anetaresise se Kombit (brenda dhe jashte Shqiperise) duke e trajtuar rrezikun dhe alarmin ne shkallen dhe ne nivelin e tij me te larte, pasi ne kohen tranzitore korona-post korona mund të humbasim Shqiperinë. Të ndjekim ritmet e zhvillimeve te popujve te qytetetuar qe nuk pranojne nenshtrimin dhe te bejme si ata. Skema eshte e komplikuar. Rreziqet jane të mëdha. Zgjidhja nuk është e pamundur. Po nuk treguam vetëdije, vendosmeri dhe nerv, këte herë humbasim një herë e përgjithmonë dhe ndeshje kthimi nuk ka!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025
AKTUALITET

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025
Para

‘Të nisim mosbindjen civile’/Avokati i njohur fton qytetarët të plotësojnë vetëdeklarimin e njeriut të lirë

TË GJITHA

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com