• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Mjeku tregon se çfarë nxjerr autospia për koronavirusin

22:00 : 26/04/2020
në SHENDETI

Nga Joerg Blech, SPIEGEL

Ka pak njerëz që janë kaq të preokupuar me Covid-19 sa Hans Boesmueller në qytetin jugor të Tuebingen në Gjermani- privatisht dhe profesionalisht. Ai ishte një nga njerëzit e parë në vend që u prek nga sëmundja. Ëmbëlsirat i dukeshin si sapun, po ashtu edhe kafeja, ndërsa nisi të kishte dhimbje therëse në fyt. Po ashtu kishte kollë dhe temperaturë. Më pas, simptomat u zhdukën. Sistemi i tij imunitar ishte në gjendje të luftonte me sukses koronavirusin e ri.

Në planin profesional, angazhimi i tij me Covid-19 vjen në formën e kryerjes së autopsive te njerëzit që kanë vdekur nga sëmundja. “Jam jashtëzakonisht i interesuar për sëmundjen pasi e përjetova vetë. Dhe jam imun ndaj koronavirusit, që është një efekt anësor i mirë,” thotë 60-vjeçari që punon në Institutin e Patologjisë dhe Neuropatologjisë në Universitetin e Tuebingen. Deri më tani, ai ka analizuar trupat e pesë njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja.

Si Shoqata Federale e Patologëve Gjermanë, edhe Shoqata Gjermana e Patologjive po bëjnë thirrje ndaj mjekëve që të analizojnë trupat e sa më shumë viktimave të mundshme të Covid-19. Ka një interes publik ekstrem për çdo autopsi, thotë Karl-Friedrich Buerrig, që drejton Institutin e Patologjive në Hildesheim. Ai dhe ekipi i tij shpresojnë që të mbledhin qindra, në mos mijëra analiza të tilla.

Patologët shpresojnë se katër javë nga tani, do të kenë përgjigjet e para për disa prej pyetjeve më të rëndëssihme: Përse kaq shumë njerëz të infektuar nuk shfaqin simptoma? Përse disa sëmuren rëndë? Si përparon sëmundja? Përveç mushkërive, cilat organe prek sëmundja? Cilat janë kurat më të mira dhe masat parandaluese?

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Zbulimi i mistereve

Patologët në Zvicër e kuptuan herët se sa të rëndësishme janë autopsitë për të zbuluar misteret e sëmundjes. Në qytetin e Bazelit ata kanë kryer mbi 20 autopsi mbi trupat e atyre që kanë vdekur nga Covid-19. Në Gjermani, në kontrast, Instituti Robert Koch (RKI), instituti kryesor shëndetësor, fillimisht bëri thirrje kundër këtyre procedurave, nga frika se trupat mund të jenë infektues.

Por ekspertët e fushës punojnë çdo ditë me trupa që mund të jenë potencialisht infektues dhe janë trajnuar siç duhet për këtë. RKI u tërhoq nga rekomandimi pas një proteste nga shoqatat e patologëve gjermanë.

Klaus Pueschel ishte mes atyre që nuk e mori kurrë seriozisht rekomandimin e RKI. Për shumë vite, ai ka kryer autopsi mbi njerëz të infektuar me HIV, shumë përpara se të dihej se çfarë është AIDS.

Zyra e tij është mbi bodrumin ku kryhen autopsitë. Përparësja e laboratorit është e varur në derë, një kafkë gjendet mbi një raft, dyshemeja është e mbushur me kuti dhe dosje. 68-vjeçari hap një kuti ku gjendet dreka e tij: një banane, bukë e thekur dhe kos frutash.

“Të vdekurit na mësojnë një leksion për jetën,” thotë ai. Për të ishte krejt e qartë se duhej të bënin autopsi mbi personat e vdekur nga Covid-19. Autoritetet në Hamburg pranuan dhe tanimë po analizohen të gjithë ata që kanë vdekur nga koronavirusi i ri. Pueschel dhe ekipi i tij me 14 persona kanë hapur 100 trupa deri tani.

Pa simptoma të dukshme

Kur ishin gjallë, secili nga këta persona mbarte në vetvete një numër të madh virusesh, njësoj si të gjithë të tjerët. Janë mbi 1 miliard viruse vetëm në zorrët tona- për gram. Shumë viruse gjenden në traktin respirator po ashtu. Një studim ka zbuluar se çdo vit, të rriturit kalojnë një mesatare prej gjashtë infeksionesh respiratore virale. Shumë prej tyre kalojnë pa simptoma.

Larg të qënit vrasës, këto viruse ndihmojnë në trajnimin e sistemit tonë imunitar. Tani, koronavirusi i ri është shtuar në këtë përzierje. Ai përbën një sfidë për sistemin imunitar, por zakonisht nuk është vdekjeprurës. Shumë njerëz- deri 80 përqind, nuk përjetojnë asnjë simptomë. Të dhënat nga Hamburgu tregojnë se shumë njerëz e kanë virusin pa e ditur. Njerëzit që përjetojnë vdekje të dhunshme apo kryejnë vetëvrasje po i nënshtrohen testimit. “Ka një numër rastesh kur njerëzit kanë vdekur në shtëpi pa e ditur se ishin pozitiv me korona,” thotë Pueschel.

Njësoj si të tjerët, Pueschel beson se mbrojtja natyrore e trupit është kryesisht përgjegjëse për rastet kur nuk përjetohen simptoma. “Sistemi ynë imunitar është ilaçi më i mirë,” thotë ai.

Pastaj është rasti i patologut Boesmueller. Për shkak se ai bën një stil të shëndetshëm jetese dhe merret me ushtrime, sistemi i tij imunitar nuk ka pasur probleme për të mposhtur virusin. Për fat, ai mbeti në izolim në klinikë derisa e mori veten dhe nuk infektoi të tjerët.

Ata që vuajnë prej sëmundjeve të stilit të jetesës, në të kundërt, janë shumë më vulnerabël ndaj virusit, sipas të dhënave që vijnë nga Bazeli. Patologët kanë kryer autopsi mbi 21 viktima me një moshë mesatare 76 vjeç.

Asnjë prej tyre nuk ishte i shëndetshëm në kohën kur u infektua nga virusi. “Të gjithë rastet kishin sëmundje të tjera dhe shumica e tyre kishin disa,” thotë Alexandar Tzankov, një patolog nga Universiteti i Bazelit. Mes sëmundjeve të zbuluara nga mjeku ishin hipertensioni, arteroskleroza, zemra e zmadhuar, obeziteti dhe diabeti. “Të gjithë kishin një të përbashkët pasi vuanin nga keqfunksionimi i rëndë i enëve të gjakut,” tha Tzankov.

“Çdo rast”

Të dhënat e papublikuara akoma nga Hamburgu zbulojnë të njëjtin model. Pueschel dhe ekipi i tij kanë kryer autopsinë e 95 viktimave- 55 burra dhe 40 gra me një moshë mesatare prej 80.2 vjeç.

Edhe këtu mjekët gjetën se për çdo rast ishin të pranishme disa sëmundje të tjera ekzistuese. Shkak i vdekjes ishte kryesisht infeksioni në traktin respirator, infeksioni në mushkëri, embolizmi pulmonar ose një kombinim i të triave.

Gjetjet provojnë se ata që vuajnë nga multimorbiditeti janë në rrezik akut nga virusi. “Në thelb, Covid-19 nuk është problem për fëmijët ose për popullsinë normale, të shëndetshme,” thotë Pueschel. Për më tepër, gjendja fizike e secilit është një faktor më i rëndësishëm se mosha, thotë ai. “Mosha në vetvete nuk është sëmundje. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasë që të vuajnë nga sëmundjet, por shtrirja e sëmundjeve para-ekzistuese është e rëndësishme”, thotë Pueschel.

“Ne kemi parë që kujdesi intensiv është më i vështirë për obezët,” thotë ai. “Dhe kur bëhet fjalë për sëmundje pulmonare, duhanpirësit kanë tendencë të preken më shumë”.

Ai thotë se në mesin e viktimave kishte një numër njerëzish nga mosha 50 deri 60 vjeç. “Ata nuk kishin atletë në kushte të mira fizike, por njerëz obezë,” thotë ai, duke shtuar se ata vuanin gjithashtu nga arterioskleroza, një sëmundje e zakonshme mes obezëve.

Lista e gjashtë e sëmundjeve para-ekzistuese shtron pyetjen nëse Covid-19 është shkaku i vdekjes për shumë viktima. “Unë nuk mund të them natyrisht se kur një person i tillë do të vdiste,” thotë Pueschel. “Ndoshta pas tre javësh, tre muajsh apo tre vitesh. Unë mund të them se ka pasur një sëmundje serioze para-ekzistuese dhe pritshmëria ishte e kufizuar”.

Të mësohemi me Covid-19

Është një problem për një pjesë të mirë të popullsisë. “Profili i rrezikut i atyre që mund të sëmuren rëndë apo të vdesin nga Covid-19 gjendet te një e katërt e popullsisë në Europë,” thotë Tzankov, patolog nga Bazeli. “Ky numër rritet me kalimin e moshës”.

Krahasuar me personat e shëndetshëm të së njëjtës moshë, njerëzit me sëmundje para-ekzistuese kanë një pritshmëri më të ulët për jetëgjatësinë. Covid-19 e zmadhon këtë efekt.

Po si mund të mbrojmë njerëzit që janë më të rrezikuar nga sëmundja? A duhet të izolohen derisa të gjendet një vaksinë?

Pueschel bezon se shkollat duhet të hapen dhe njerëzit duhet të kthehen në punë. “Unë jam i moshuar vetë dhe personalisht i refuzoj masat që më ndalojnë të socializohem. Do të doja të luaja me nipat e mi”.

Rregullat e vendosura në Gjermani e kanë mbajtur numrin e vdekjeve nga koronavirusi në nivele të ulëta. “Besoj se Covid-19 nuk do jetë evident në statistikat vjetore. Numri total i vdekjeve do të jetë brenda variacionit vjetor,” thotë ai. Ashtu siç jemi mësuar me gripin, do mësohemi me Covid-19.

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

Edhe Brazili i prekur nga pandemia e koronavirusit, 72 viktima 24 orët e fundit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com