• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid-19 në Shqipëri, epidemia ka hyrë në fazën e dytë/ Pipero: Ja çfarë presim

15:39 : 26/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Epidemia COVID-19 hyn në fazën e dytë në Shqipëri. Nga e hëna (27.04) rifillojnë punën gjykatat dhe biznesi i vogël, aty ku nuk paraqitet rrezik i lartë infektimi dhe me masa sigurie shëndetësore.

Kjo është fundjava e gjashtë që Shqipëria hyri në shtetrrethimin 60 orësh, nga e premtja (24.04.2020) në orën 17.30 deri të hënën ( 27.04) në 05.30 të mëngjesit. Kjo fundjavë (26.04.2020) shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të reja në 48 orë: 34 raste të prej së shtunës (25.04) dhe 14 sot, e dielë, (26.04) që e ꞔojnë në 288 numrin e të prekurve dhe 726 e rasteve të dyshuara per COVID-19. Autoritetet e shëndetësisë informojnë sot se të shtruar në spitale janë 36 pacientë të infektuar me virusin korona, të testuar 7279, të shëruar 410, viktima 28.

Tirana vazhdon të mbetet vatra më e nxehtë e infektimit, me 289 raste, e ndjekur nga Shkodra me 104, Kruja 92, Durrësi 42, Fieri 37, Kurbini 31, Korꞔa 19, Kukësi dhe Elbasani 18, Lezha dhe Hasi 14, Kavaja 9, Lushnjë 7, Mirditë, Pukë dhe Vlorë 5 Rrogozhinë dhe Tropojë 4, Berat 3, Mallakastër dhe Mat 1. Gjatë kësaj jave, Kruja dhe Shkodra, ku ndodhen dy fasoneri, në të cilat punojnë qindra gra dhe vajza janë bërë dy vatra të reja të nxehta të epidemisë.

Dr. Pipero: Epidemia e mirëkontrolluar, hyn në fazën e dytë

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që prej më shumë se 45 ditësh është në vijën e parë të “zjarrit”, në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë thotë për DW, se treguesit kryesorë të kësaj faze shfaqen në dy aspekte: “Në aspektin epidemiologjik dhe atë klinik. Në aspekin e parë vlerësohen – koha që ka kaluar nga rasti i parë që u prek me COVID – 19, ecuria e epidemisë në bazë të numrit të rasteve të reja të konfirmuara dhe piku i saj, që për viruset respiratore përkon nga java e katërt deri në javën e gjashtë. Në aspektin klinik tregues është numri i shtrimeve në spital që tregon për ecurinë e butë të epidemoisë, uljen e kurbës së rasteve të shtruara dhe rritjen e rasteve të shëruara. Ndërkohë që rastet e rënda me rrezik jete, kanë filluar të ulen”, thotë për DW, Prof. Pëllumb Pipero.

Lexo edhe:

Vetmia, epidemia e re globale që shkakton po aq dëm sa pirja e 15 cigareve në ditë

Në shërbim të Edi Ramës, Pëllumb Pipero i bashkohet fushatës së PS

Ai thekson se në fazën e dyte, që është më e gjatë se e para, barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik, “që duhet të hetojë në mënyrë inteligjente për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja. Shërbimi spitalor pritet të jetë më i lehtësuar, nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë si deri më tani rregullat, që edhe pse disi të lehtësuara nuk duhet të ulin vigjilencën dhe kujdesin. “Rastet e reja janë asimptomatike (pa simptoma), kontakte të kontakteve me të infektuarit zbulohen nga shtimi i testimeve. Kemi më shumë raste pozitive, por më pak të sëmurë. Ky është një trend normal dhe i qëndrueshëm i epidemisë, që mendoj se është menaxhuar më mirë sesa në vende të tjera të rajonit” sqaron Dr. Pipero për DW.

“Zona të gjelbra” dhe “Zona të Kuqe”

Pas ndryshimeve në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për shkelësit e rregullave të karantinës dhe shtetrrethimit deri në burgim nga 2- 8 vjet, Parlamenti miratoi ditët e fundit zgjatjen e situatës së “Katastrofës Natyrore” duke e rritur nga 1 në 3 muaj, deri në 23 qershor.

Por krahas zgjatjes me 2 muaj të situatës së “Katastrofës Natyrore” autoritetet ndërmorën hapa për lehtësimin e masave në ato zona që nuk kanë asnjë rast të infektuar me COVID-19 dhe janë në risk të ulët për t’u infektuar në javët në vijim. Këto zona u përcaktuan si “Zona të gjelbra” në raport me “Zonat e kuqe” ku epidemia ka prekur shumë qytetarë dhe ku risku i infektimit është i lartë.

Duke filluar nga dita e hënë, (27.04) në 19 “zonat e gjelbëra” në gjithë vendin do të fillojë për dy javë një fazë pilotimi e lehtësimit të karantinës. “Risku i ulët nuk do të thotë që këto zona janë të paprekshme, ashtu sikundër nuk do të thotë që nëse rregullat nuk zbatohen ato nuk mund të kthehen nga të gjelbëra në të kuqe”, tha kryeministri Rama në një takim që zhvilloi në fundjavë me kryetarët e bashkive të zonave të gjelbëra, që duhet të angazhohen për zbatimin e rregullave të reja.

Këto rregulla lejojnë lëvizjen e automjeteve private dhe këmbësorëve pa autorizim nga policia e shtetit, 8 orë në ditë, nga 9.30 – 17.30 por jo të pensionistëve. Këta të fundit lejohen të dalin nga karantina vetëm 3 orë në mëngjes, nga 05.00 – 08.30, kur në këtë fashë orari u ndalohet liri-dalja të gjithë këmbësorëve të tjerë, përveꞔ atyre që shkojnë në punë.

Rifillim aktivitetesh edhe në zonat e kuqe

E hëna (27.04) do të jetë dita, kur do të rifillojnë punën gjykatat dhe aktivitetin tregtar disa kategori të biznesit të vogël, që nuk paraqesin rrezik të lartë infektimi dhe zbatojnë rregullat e distancimit social dhe higjenës. Edhe taksitë rifillojnë aktivitetin e tyre, vetëm me një pasagjer në sediljen e pasme, nëse udhëtojnë jo brenda për brenda qytetit por nga një qytet në tjetrin.

BE po e mbështet Shqipërinë për të përballuar epideminë nga COVID- 19 me 50 milionë Euro dhe me 46.7 milionë Euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike, beri me dije ditët e fundit delegacioni i BE në Tiranë. Përveꞔ këtyre shumave Shqipërisë do t’i vihet në dispozicion një shumë shtesë prej 180 milionë eurosh, hua të buta për të forcuar stabilitetin makro-ekonomik. /DW/

Etiketa: epidemiafaza e dytePipero

Lajme të lidhura

SHENDETI

Vetmia, epidemia e re globale që shkakton po aq dëm sa pirja e 15 cigareve në ditë

22:33 : 18/11/2023
AKTUALITET

Në shërbim të Edi Ramës, Pëllumb Pipero i bashkohet fushatës së PS

17:45 : 08/04/2021
AKTUALITET

Pëllumb Pipero: Pezullimi i AstraZenaca mund të ishte një opsion

21:38 : 16/03/2021
AKTUALITET

Pas infektimit me Covid tha se ishte në Razëm, Pipero e pranon: Shkova në Itali, ja pse…

22:02 : 04/03/2021
AKTUALITET

27-vjeçarja humbi jetën në Infektiv, Manastirliu nuk e raportoi/ Pipero: S´jam në dijeni

20:19 : 04/03/2021
AKTUALITET

Pipero mohoi udhëtimin në Itali, aktivisti i nxjerr numrat e fluturimit: Je frikacak

08:57 : 18/02/2021
Para

Befason Mike Tyson: Po stërvitem fort, dua të rikthehem në ring...!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com