Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një denoncim të fortë në rrjete sociale. Në postimin e tij Goxhaj thekson se pas prishjes së shkollës ‘Sami Frashëri’ fshihet një krim i madh i veliajt.
Goxhaj thekson se jo vetëm shkolla ‘Sami frashëri’ por në atë zonë asnjë godinë nuk u prek nnga tërmeti.
Sipas tij shkak për dëmtimin e shkollës u bë rikonstruksioni pa plan i saj dhe themelet e një pallati të ri që është ndërtuar aty pranë.
Ja denoncimi i Goxhajt:
NA ISHTE NJË HERË GJIMNAZI SAMI FRASHËRI!
Veliaj po zhduk gjurmët e krimit! Po shembin Shkollën Sami Frashëri sps sipas Veliajt e paska dëmtuar tërmeti! Asnjë objekt nuk pësoi asgjë në gjithë zonën por ndërtimi i një pallati me lejen e Veliajt që e nxorri nga themelet shkollën dhe rikonstruksioni pa plan që vodhi Veliaj pak kohë më parë janë krimet që po kërkojnë të fshehin sot!
Por po ashtu, gjithshka që shihni është një krim mjedisor i Veliajt pasi shembja e godinave të tilla në mes të zopnave të banuara (përqëndrim i lartë) shoqërohet me pompa uji që nuk lënë pluhurin të mbushë shtëpiat dhe mushkëritë e njerëzve!