• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ “Flamuj të kuqërremtë” në tenderin 7 mln euro të Ujësjellësit Kavajë

09:00 : 24/04/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Kavajës ka shpallur bashkimin e operatorëve “G.P.G”shpk dhe ‘Shëndelli” fitues të një tenderit të mbushur me pikëpyetje, për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit, i cili kushton rreth 7 milionë euro, së bashku me TVSH.

Fituesi i tenderit ka dhënë një ofertë me vlerë sa 99.8% e fondit limit, ndërkohë që ka qenë konkurent i vetëm, pasi dy “rivalët” e tjerë u skualifikuan për mungesa të theksuara dokumentacioni.

Pikëpyetja 1, tender pa rivalitet

Në fillim të muajit Prill 2020, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redian Krali, njoftoi se bashkimi i operatorëve “G.P.G” shpk dhe “Shëndelli” shpk ishin shpallur fitues në tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrjetit shpërndarës për furnizimin me ujë të qytetit Kavajë dhe ndërtimi i depo uji të re, faza e dytë”.

Lexo edhe:

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

Kush e quan “të korruptuar”, e ka gabim! Arben Ahmetaj jeton me lekët e gruas

Fondi limit për këtë tender ishte 659,510,733 lekë pa TVSH (rreth 7 milionë euro).

Në tender morën pjesë tre konkurentë; bashkimi i operatorëve “G.P.G shpk & “Shëndelli”; kompania “B93 II” dhe “Alb-Star”.

Në përfundim të procedurave, në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve ‘G.P.G” dhe ‘Shëndelli”, pasi dy konkurentët e tjerë u skualifikuan.

Sipas dokumentave zyrtare, kompania “B93 II” shpk nuk kishte paraqitur asnjë dokumentacion për të provuar kapacitetin për të ndërmarrë një punë të tillë, siç ishte ndërtimi i ujësjellësit.

Po ashtu, Bashkia e Kavajës skualifikoi edhe konkurentin tjetër, “Alb-Star”, pasi konstatoi se kishte mungesa të shumta dhe domethënëse në destinacion.

Në praktikën e prokurimeve publike, tenderat në të cilët mbetet në garë vetëm fituesi dhe të tjerët skualifikohen, konsiderohen me “flamur të kuq”, me rrisk të lartë abuzimi nga autoriteti kontraktues.

Pikëpyetja 2-“ofertë e mbuluar”?

Bashkimi i operatorëve “G.P.G” shpk dhe “Shëndelli” mund të ishte shpallur fitues, edhe nëse nuk skualifikoheshin dy kompanitë e tjera, për faktin se kishte dhënë ofertën më të ulët.

Por, pikërisht, tek vlerat e ofruara nga operatorët ekonomikë, qëndron edhe pikëpyetja e dytë.

Operatori që ka ofruar vlerën më të lartë ishte “Alb-Star”, me shifrën 659,384,824 lekë të reja pa TVSH, rreth 99 përqind e fondit limit.

Ofertën e dytë më të lartë e kishte “B93” shpk, me vlerën 659,115,596 lekë të reja pa TVSH, shifër e cila përbën gjithashtu 99.9 përqind të fondit limit.

Oferta më e ulët ishte ajo e paraqitur nga “G.P.G” dhe “Shëndelli”, në vlerën 658.284.768 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 99.8 përqind e fondit limit.

Shifra e ofruar nga fituesi, megjithëse më e ulta ndër tre konkurentët, krijon gjithësesi dyshime, pasi është vetëm rreth 10 mijë euro më e ulët se fondi limit, që përllogaritet në rreth 7 milion euro.

Referuar këtyre të dhënave zyrtare, nuk përjashtohet mundësia e aplikimit të një skeme, për të cilën Autoriteti i Konkurencës ka aplikuar shpesh gjobitjen e kompanive pjesëmarrëse në tendera publikë.

Skema quhet “ofertë e mbuluar”. Në raste të ngjashme, Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar se “operatorët bien dakord më përpara se cili do të paraqesë ofertën fituese, me qëllim që të kualifikohet ai që ka ofertën më të ulët”.

Në një vendim të para disa viteve, Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar se, në rastet e “ofertës së mbuluar”, ofertat e paraqitura “janë shumë afër fondit limit dhe lëvizin shumë pak njëra nga tjetra, duke realizuar objektivin e rritjes së ofertës fituese dhe si rezultat, edhe shumës që fituesi i ofertës do të marrë”.

Ky shpjegim, i dhënë në përfundim të një hetimi të Autoritetit të Konkurencës për sjelljen e disa kompanive të automobilave, ka ngjashmëri të lartë me të dhënat e tenderit 7 milionë euro për ndërtimin e Ujësjellësit të Kavajës.

Kompanitë pjesëmarrëse kanë dhënë oferta shumë pranë fondit limit dhe, thuajse shumë pranë njëra-tjetrës.

Dy nga kompanitë, që janë skualifikuar, kanë pasur mangësi të theksuara në dokumentacionin e kërkuar për tenderin, pavarësisht se i kanë pasur të dhënat e qarta, duke i krijuar mundësi kompanisë së tretë që të fitoj tenderin, me vlerë shumë të lartë, rreth 99.8 përqind të fondit limit.

Etiketa: #investigim#boldnews

Lajme të lidhura

INVESTIGIME

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

21:12 : 06/05/2020
EKONOMI

Kush e quan “të korruptuar”, e ka gabim! Arben Ahmetaj jeton me lekët e gruas

10:04 : 03/05/2020
AKTUALITET

“Të punosh si kafshë”, gratë e fasonerive që luftojnë për të drejtat e tyre

20:29 : 27/04/2020
AKTUALITET

“Pisllëk në Spitalin Infektiv”, QSUT dhe kompania “AGS” kalojnë përgjegjësinë te mjekët

17:53 : 18/04/2020
AKTUALITET

“Masakra” me fondet e Shëndetësisë/ “O.ES Distrimed”, 3 mln euro pa garë në 1 vit (Dokumentet)

17:56 : 11/04/2020
AKTUALITET

Tender sekret i “orës së vonë”/ Manastirliu blen tamponë me 3-fishin e çmimit te “O.ES Distrimed”

07:59 : 11/04/2020
Para

Kina raporton ulje drastike të numrit të të prekurve me koronavirus

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com