• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ja si pritet të ndryshojë bota pas koronavirusit

19:57 : 23/04/2020
në BOTA

Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, ka ekzistuar një ndjenjë e përgjithshme që bota është në një pikë kthese historike dhe se asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Në të vërtetë, teksa koronavirusi bën kërdinë në të gjithë botën, qeveritë kombëtare dhe lokale kanë marrë barrën për të drejtuar luftën kundër kësaj pandemie, e cila ka nevojë për veprim dhe mobilizim global.

Institucionet e qeverisjes globale, përfshirë G7, G20 dhe BE janë hequr mënjanë, ndërsa organizatave ndërkombëtare si FMN dhe OBSH u është vënë në pikëpyetje dobia dhe efektiviteti nga donatori i tyre më i madh, Shtetet e Bashkuara.

Edhe globalizimi duket së është i kërcënuar.

Ekziston një konsensus global që asgjë nuk do të jetë njësoj, pas përfundimit të pandemisë, por duket se nuk ka asnjë marrëveshje globale për një përgjigje globale ndaj saj. E gjithë kjo shtron pyetjen, si do të ndryshojë apo a duhet të ndryshojë bota, si rezultat i pandemisë?

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Një botë post-liberale

Ata që flasin për kthimin e shtetit dhe ngritjen e nacionalizmit, si një produkt i ri i pandemisë së koronavirusit, nuk i kanë kushtuar vëmendje.

Shteti dhe nacionalizmi nuk kanë shkuar askund, në mënyrë që të “kthehen”

Pas sulmeve të 11 shtatorit, në SHBA dhe në të gjithë botën, “shteti i sigurisë” është bërë gjithnjë e më i pranishëm. Paralelisht, “shteti i tregut” është zgjeruar në kurriz të “shtetit shoqëror”, pasi politikat neoliberale kanë hedhur rrënjë në të gjithë botën.

Globalizimi vs izolimi

Globalizimi që nënkupton lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave dhe qarkullimi i lirë i informacionit është sigurisht diçka e mirë. Bota vazhdon të tregtojë, të komunikojë dhe të koordinojë, pavarësisht nga masat anti-COVID-19, të marra nga qeveri të ndryshme.

Kufijtë e mbyllur dhe ndalimet e udhëtimeve janë masa të përkohshme, të cilat do të lehtësohen dhe do të hiqen menjëherë, pasi pandemia të fillojë të bjerë.

Paradoksalisht, falë teknologjisë, njerëzit po lidhen më mirë sot që janë në izolim fizik, se kurrë më parë.

Një pikë kthese pas pandemisë

Në një krizë globale ekonomike dhe kur miliona njerëz të humbin punët e tyre dhe të bëhen edhe më të varfër, potenciali për zemërim popullor, racizëm, fanatizëm fetar dhe neo-fashizëm nuk duhet të nënvlerësohet – veçanërisht, nëse pandemia vazhdon.

Në terma realistë, kjo do të thotë sisteme shtetërore më pak të hapura, më pak të lira. Konsolidimi i pushtetit ose rizgjedhja e nacionalistëve populistë si Trump, Vladimir Putin, Narendra Modi, Rodrigo Duterte, Jair Bolsonaro dhe Xi Jinping do të kishin pasoja të mëdha për të ardhmen e botës.

Rruga përpara

E thënë thjesht, ne kemi nevojë për vizione që marrin parasysh nevojat individuale, komunitare, shtetërore dhe ndërkombëtare dhe gjejnë strategjitë e duhuara për t’i zbatuar ato. Këto strategji duhet të kombinojnë kapacitetet private dhe publike që gjenerojnë zgjidhje lokale për probleme globale, dhe përgjigje universale për të drejtat e njeriut.

Kjo do të thotë që ndryshimi duhet të jetë nga lart poshtë, duke çuar në qeveri më pak autoritare, më transparente, të përgjegjshme dhe demokratike.

Do të thotë politika që përqendrohen më pak në stoqet e armëve dhe tregjet e aksioneve dhe më shumë në kapitalin njerëzor, duke shpërblyer infermierët, mësuesit dhe shkencëtarët, po aq sa futbollistët dhe aktorët. /Al Jazeera

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

Rama uron besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025

Eurovision 2025, DW artikull për ‘Zjerm’! Beatriçe Gjergji rrëfehet: Jeta ime ka qenë me ngjyra

19:20 : 17/05/2025

Një nga synimet e Dajës për merkaton, mesfushori i Teutës drejt Dinamos

19:12 : 17/05/2025

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

19:06 : 17/05/2025

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com