• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshja “e preferuar” e Ramës merr tenderin 600 mijë euro për “rigjenerimin” e Sheshit të Flamurit

12:41 : 21/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Studio arkitekturore “51N4E” dhe ndërtuesi Gent Agolli janë pjesë e konsorciumit që u shpall fitues në tenderin rreth 600 mijë euro të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) për projektin e rigjenerimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Në fund të Shkurtit 2020, FSHZH njoftoi se bashkimi i operatorëve “Xavieer De Geyter Atchitects” ltd dhe “iRI” shpk u shpall fitues në procedurën e prokurimit publik për “Projektimin e rigjenerimit urban të Sheshit të Flamurit dhe zonës së Portit”, në qytetin e Vlorës.

“Xavieer De Geyter Atchitects” ltd” është një kompani projektesh arkitekturore me seli në Belgjikë.

Ndërsa “iRI” shpk është në pronësi 50 përqind të kompanisë belge “51N4E”, projektuesi i sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe për të cilën të dhëna mediatike referojnë se është e afërt me kryeministrin Edi Rama.

Lexo edhe:

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

Aksioneri tjetër është projektuesi shqiptar, Gent Agolli, i cili ka zbatuar projektin për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” dhe dhe parkimit nëntokësor poshtë tij, të projektuar nga studio belge.

Pas këtij bashkëpunimi për sheshin ‘Skënderbej”, dy protagonistët krijojnë një kompani të përbashkët.

Në Maj të 2017, “51N4E” dhe Gent Agolli krijojnë shoqërinë me emër pa shumë fantazi, “i RI” shpk, me të cilën fituan tenderin për projektimin e Sheshit të Flamurit, në Vlorë.

Tenderi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi tenderi në Shtator 2019 dhe u mbyll përfundimisht në Shkurt 2020.

Fondi limit i tenderit ishte rreth 60 milionë lekë të reja pa TVSH. Rigjenerimi urban i Sheshit të Flamurit është pjesë e një projekti të gjerë me vlerë rreth 36.7 milionë euro, të financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës për “Zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”.

Në tender morën pjesë tre operatorëve ekonomikë;

– 3TI Projetti spa & Dromos Consulting ltd & Dromos Consulting inc & GeoSat Group shpk

– Xavieer De Geyter Atchitects (XDGA) ltd & iRI ltd

– Politecnica Ingegneria ed Architettura Societa Cooperativa

Në përfundim, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vendosi të nënshkruajë kontratën me “– Xavieer De Geyter Atchitects (XDGA) ltd & iRI ltd.

Në bazë të dokumentave zyrtare, rezulton se ky bashkim operatorësh kishte paraqitur ofertën më të lartë.

Megjithatë, siç njofton drejtori i Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Dritan Agolli, një bashkëpunëtor i hershëm i kryeministrit Edi Rama, fituesi u përcaktua pas një procesi negociatash për termat e kontratës.

Në foto: Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Studio “51N4E” në Shqipëri

Studio projektuese belge “51N4E” u bë e njohur në Shqipëri, sapo në pushtet erdhi Edi Rama. Disa të dhëna mediatike informonin se bashkëpunëtore e kësaj kompanie ishte edhe Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshorta e kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, tashmë nuk ekziston më asnjë lidhje formale mes Xhillarit dhe studios belge.

Opozita e djathtë ka deklaruar shpesh se studio belge “51N4E” ka projektuar rezidencën private të kryeministrit Rama, në fshatin Surrel, në periferinë pranë Tiranës.

Studio belge projektoi rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, nën një klimë akuzash publike nga Partia Demokratike në opozitës, e cila e konsideronte përzgjedhjen e saj si një vendim personal të kryeministrit Rama.

Gent Agolli i “ConArch”

Aksioneri tjetër i shoqërisë “iRI” që fitoi tenderin për rikualifikimin e Sheshit të Flamurit është projektuesi Gent Agolli.

Ai është administratori i kompanisë “ConArch”, e cila zbatoi projektin për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, si edhe parkimin nëntokësor poshtë tij.

Gjatë fazës së ndërtimit të parkimit, Agolli u shfaq në media, duke dhënë detaje për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sheshit dhe parkimit më të madh publik të Tiranës.

Etiketa: 51N4EDritan AgolliGent Agollitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

12:43 : 14/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
Para

Ozil refuzon të shkurtojë pagën te Arsenali, gazetari i njohur e kritikon rëndë

TË GJITHA

Aksident në Durrës/ Makina përplaset me një kamionin, plagoset çifti

17:28 : 20/10/2025

Zbulohen prova për një komplot të mundshëm për vrasjen e Trump-it

17:19 : 20/10/2025

Hodhi benzinë brenda biznesit të një kompanie celulari dhe kërcënoi punonjësit, arrestohet 49-vjeçari

17:13 : 20/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025

U akuzua nga prokurori Gjergji Ceka për kanosje, lirohet avokati Ulian Barjami

16:47 : 20/10/2025

Arbër Hoxha zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

16:29 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com