• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale/ Nga dyshimet për pastrimin e parave te kundërshtitë e hershme të FMN

08:30 : 21/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se brenda majit do të nisë diskutimi dhe do të miratohet amnistia fiskale, një ide që qarkullon në politikën shqiptare prej vitit 2000.

Hera e fundit që në Kuvend u tentua miratimi i një amnisti fiskale ose e kapitalit ishte 2011 kohë kur Qeveria Berisha paraqiti një projekt në Parlament, por nuk u mbështet nga PS e drejtuar nga Edi Rama.

Në vitet 2014-2015, sërisht në tryezën politike doli një projekt i amnistisë fiskale, po sërisht ai katandisi në një falje detyrimesh të prapambetura, pas presionit ndërkombëtar. Sot pas 5 vitesh sërisht shfaqet projekti, të cilin Rama e ka shumë të thjeshtë t´a miratojë, pasi 84 votat që i duhen për aministinë fiskale janë pothuajse të sigurta.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur për miratimin e amnistisë fiskale në Kongresin e PS-së, i zhvilluar në fundin e muajit shkurt. “Informaliteti i parasë dhe informaliteti i pasurive në Shqipëri është gjigand. Sa kursime emigrantësh rrinë nën jastëk? Sa kursime emigrantësh nuk hyjnë dot në bankë? Në punë të zezë kanë punuar të gjithë shqiptarët kur shkuan në fillim në emigracion. “Skllevër kanë qenë”, deklaronte Rama në fund të shkurtit.

Lexo edhe:

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

Projekti
Edhe pse deri në 20 prill nuk ka një draft publik mbi amnistinë fiskale, Rama ka pohuar se prej saj do të përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së. Gjithashtu përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar, policët, gjykatësit, prokurorët apo rangje të larta të administratës.

Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej një viti dhe ndahet në tre fasha katër mujore. Në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%.

Përqindja e detyrimeve duket se do të jetë e vetmja çështje për të cilën Qeveria mund të rishikojë qëndrimin. Një variant është që fasha e parë të paguajë 3 %, e dyta 5 % dhe fasha e fundit, jo më shumë se 8 %. Gjithçka do të jetë e përcaktuar në varësi edhe të shumave që do të deklarohen, por edhe dallimit nëse është individ apo biznes, dhe këto do të ndahen sipas kategorive tatimore.

Ndonëse nuk ka një shifër mbi atë që nesër mund të deklarohet në kuadrin e amnistisë fiskale, nga deklarime të ndryshme publike, të përfaqësuesve të biznesit, ajo mund të arrijë në 30 miliardë dollarë.

Dyshimet që lindin
Amnistia fiskale apo e kapitalit konsiderohet si një nismë për ti falur detyrimet e prapambetura si pasojë e mosdeklarimit të pasurisë së tyre, që janë vënë duke punuar në të zezë, apo duke iu shmangur taksave dhe detyrimeve fiskale.

Pikëpyetja e parë që lind është se si do të mund Qeveria të gjurmojnë nëse paraja është e pastër ? Teza se shqiptarët kur kanë shkuar në emigracion kanë punuar si “skllevër” në të zezë, nuk është fort e besueshme.
Këtu nuk bëhet fjalë për punëtorët sezonalë që shkojnë në Greqi apo Itali me 3 apo 4 muaj në vit, por për ato që kanë 10 apo 20 vjet në emigracion. Çështja është si do e verifikojë Qeveria, nëse një emigrant që nuk ka probleme ligjore në një vend të BE apo më gjerë, deklaron se ka punuar 16 orë të ditë në të zezë për 5 apo 10 vjet, që ka një shumë 50 apo 100 mijë euro, nuk e ka vendosur me veprimtari të paligjshme?

Po në këtë këndvështrim, si do të verifikohet nëse 10 apo më shumë shqiptarë në emigracion, marrin përsipër të deklarojnë si “punë në të zezë” shuma që nuk i përkasin atyre, por individëve apo grupeve kriminale?

Një tjetër çështje, lidhet me pabarazinë që mund të krijojë amnistia mes biznese që deri më sot kanë shlyer detyrimet dhe atyre që nesër do të përfitojnë përmes amnistisë. Kjo do të krijonte një pabarazi të theksuar, nëse nga Qeveria nuk do të aplikonte një skemë për të lehtuar ato që konsiderohen biznese të rregullta në shlyerjen e detyrimeve apo deklarimin e të ardhurave për 1 apo 2 vjet, minimalisht.

Çështja e tretë që lidhet është se si do të mund të verifikohet nëse nesër biznese të mëdha shfaqen dhe të deklarojnë shuma marramendëse, por që në fakt mund të jenë para të veprimtarive kriminale, të personave të tretë, që ligji i amnistisë nuk i lejon të përfitojnë. Kjo do të ishte një pastrim i pastër parash, pasi shumat do të injektoheshin në ekonomi, përmes kompanive apo biznese të ndryshme. Paralelisht kjo kategori që zotëron “paranë e pistë”, do të regjistronin në emrin e tyre biznese të ligjshme, dhe do të deklaronin fitime shumë më të larta, duke shlyer detyrimet, por që në fakt këto para do të siguroheshin nga “investimi” që do të bënin përmes skemës së pastrimit.

Informaliteti sipas BB
Banka Botërore do të deklaronte në qershor të 2019-ës se informaliteti në Shqipëri zë deri në 50 % të ekonomisë. Banka Botërore vlerëson se edhe pse Shqipëria ka miratuar një larmi të madhe rregullash për të monitoruar abuzimet, zbatimi i tyre mbetet i dobët për shkak të informalitetit të vazhdueshëm në forcën e punës.

Sipas vrojtimit të Mjedisit të Biznesit dhe Performancës së Ndërmarrjeve, më shumë se 40% e firmave të anketuara kanë raportuar që konkurrojnë kundër firmave informale në sektor. Kjo konkurrencë e pandershme është e lartë në mesin e SME-ve, pasi 41% e tyre raportojnë se konkurrojnë me bizneset e paregjistruara krahasuar me 27.8% të firmave të mëdha. Gjithashtu cilësia e raportimit financiar të SME-ve ne Shqipëri mbetet e ulët dhe shpesh kanë më shumë se një bilanc.

A e mbështet FMN një amnisti fiskale
Çështja që mbetet për tu parë është se çfarë reagimi do të ketë nga FMN, e cila ka kundërshtuar më parë idetë e hedhura për aministi fiskale. Në 2015, pas negociatave të zhvilluara mes FMN-së dhe ministrit të atëhershëm të Financave, Arben Ahmetaj, amnistia fiskale u kthye në një falje fiskale.

Jens Reinke, përfaqësues i FMN, do të deklaronte në atë kohë se ka dhënë miratim për fshirjen e detyrimeve të pambledhshme. “Duhen procedura të qarta për fshirjen e detyrimeve që nuk mund të mblidhen më, të cilat u përkasin bizneseve që janë mbyllur, apo atyre që nuk kanë më aftësi paguese”, do të shprehej ai.

Nuk dihet nëse Qeveria sot ka arritur të bindë FMN lidhur me projektin e amnistisë fiskale, apo nëse Fondi ka ndryshuar qasje ndaj një pakete të tillë, për të cilën ka qenë vazhdimisht kundër.

Etiketa: amnistriadyshimeFMN

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

19:30 : 18/04/2025
Businesspeople with Large Egg in Front of Grid --- Image by © Images.com/Corbis
AKTUALITET

Edhe rritja po na del një flluskë

08:18 : 09/02/2025
AKTUALITET

Altin Dumani “beniamini” i Arben Rakipit, pasuritë e pajustifikuara të kreut të SPAK-ut

20:41 : 05/02/2025
AKTUALITET

FMN paralajmëron se rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë

08:15 : 29/01/2025
AKTUALITET

Paralajmërimi i FMN: Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar

14:02 : 27/01/2025
Para

Lejoheshin të punonin/ Disa bizneseve u refuzohet ndihma financiare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com