• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia/ Shqipëria detyrohet të tërhiqet nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut

23:08 : 20/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.

“Masat e miratuara nga qeveria , ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj. rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

Marrja e masave të fundit nga Qeveria Shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heqin Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventa dhe në disa pika të Protokolleve shtesë.

“Zbatimi i masave të marra nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë, jep arsye për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirisë Themelore dhe nenit 2 të Protokollit Nr.4 të konventës për Mbrojtien e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, vazhdohet më tej në deklaratë.

Roden Hoxha, ish-Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar Pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpjegon për Citizens Channel se një tërheqje të tillë në baza të përkohshme, konventa e lejon.

Lexo edhe:

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

“Konventa një derogim (tërheqje) të tillë e lejon, por gjithmonë në baza të përkohshme, dhe gjithmonë duke imponuar detyrimin tek shteti përkatës që të përditësojë Këshillin e Evropës në mënyrë të vijueshme mbi situatën e cila ka sjellë detyrimin e kryerjes së një veprimi të tillë. Nuk është diçka e cila nuk ka ndodhur më parë, apo që nuk ka precedent tek shtete të tjera. Një derogim i tillë nuk është se sjell pasoja tejet të rënda për vendin tonë. Në fakt një numër vendesh kanë filluar procedura të tilla paralelisht me ne, si Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, por dhe fqinji jonë Maqedonia e Veriut”,-sqaron ai.

Sipas Hoxhës kjo lloj tërheqje ndodh zakonisht në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore, pasojat e të cilave nuk mund të parashikohen.

“E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre. Ose më saktë, do ta kenë këtë mundësi, pasi është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo që përfundimisht vendos nëse derogimi është i justifikuar dhe si pasojë shkelja e të drejtave të qytetarëve, por që për këta të fundit barra e provës do të jetë goxha më e lartë se sa në një situatë normale, për sa kohe elementi i detyrimit të përcaktimit të limitimeve të të drejtave me ligj nga ana e shtetit është plotësuar”, -shprehet juristi Hoxha.

Juristi Hoxha shpjegon më tej se tërheqja nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut  nuk është diçka e pa ndodhur më parë, por ajo që duhet parë është se cilat shtete kanë vendosur ta bëjnë, gjë që tregon shumë për demokracinë e tyre.

“Ajo që vihet re në rastin konkret të gjendjes së pandemisë botërore është që asnjë demokraci perëndimore nuk ka kërkuar derogim nga Konventa. Nëse shihet lista e vendeve që kanë paraqitur notë verbale, janë vetëm vende me demokraci të re ose në disa raste, hibride. Vendet e Evropës Perëndimore kanë aplikuar parimet e balancës së të drejtave dhe detyrimeve, e thënë thjeshtë, nuk i kanë rënë shkurt duke u tërhequr tërësisht nga aplikimi i parimeve të Konventës”.

Një shembull i shkeljes së të drejtave është edhe rasti i fundit në Shqipëri, ku shkelësit e karantinës u dënuan me gjoba, gjë e cila sipas juristit u krye pa kuadër ligjor.

“Një shembull perfekt i kohëve të fundit është gjobitja e shkelësve të karantinës së detyruar, pa një kuadër ligjor me fuqinë e plotë të ligjit, gjë e cila e detyroi Qeverinë që të paraqitet përpara pak ditëve si e mëshirshme tek publiku dhe të “anuloje” 7.000 gjoba të vendosura, ndërkohë që ligji i cili rregullon aplikimin e tyre në fakt nuk kishte qenë në fuqi”.

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore, në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7, Nr.11.

Ajo është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të vitëve 96-97, dhe ka tërhequr notën verbale të saj në tetor të viti 1997, duke iu nënshtruar sërish tërësisë së parashikimeve të Konventës./Citizens Channel/

Etiketa: pandemia

Lajme të lidhura

BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
AKTUALITET

SPAK nis hetimet për Manastirliun, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

12:45 : 18/06/2024
BOTA

Ministrja italiane e Turizmit nën hetim për mashtrim me fondet për pandeminë

21:54 : 03/05/2024
BOTA

Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga virusi i gripit

19:07 : 21/04/2024
AKTUALITET

Pandemia dhe Euro “sëmurin” bimët mjekësore, 30% ekompanive në prag falimenti

08:46 : 06/01/2024
Para

“Mik, na helmove”, Mevlan Shanaj dedikim prekës për vdekjen e aktorit Rikard Ljarja: Po kthehet në Shkodrën e jetës së tij

TË GJITHA

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com