Qeveria nuk ka ende informacione për të treguar se kur do të ishte e sigurt heqja e izolimit. Kjo vjen vjen pas një raporti të Sunday Times që tha se shkollat mund të rihapen në 11 maj si pjesë e një plani të daljes nga izolimi.
Izolimi i Mbretërisë së Bashkuar u zgjat të enjten, edhe për tre javë të tjera.
Kufizimet në jetën e përditshme – siç është kërkesa që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, mbyllja e shumë bizneseve dhe parandalimi i tubimeve të më shumë se dy personave – u prezantuan për herë të parë më 23 mars, pasi qeveria u përpoq të kufizojë përhapjen e koronavirusit.
Shifrat e fundit për në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se 15 464 njerëz kanë vdekur në spitale.
Thirrjet që qeveria të sigurojë një plan dalje për t’i dhënë fund izolimit janë intensifikuar, dhe disa vende të tjera kanë filluar të qetësojnë masat e tyre. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të matur të udhëhequr nga shkenca.
Qeveria informoi se “kur të kemi informacione, kur të kemi të dhëna që na lejojnë me siguri të heqim kufizimet, ne do ta bëjmë , por ato të dhëna, atë informacion, nuk e kemi akoma”.
Qeveria po investonte në përpjekjen për të prodhuar një vaksinë sa më “shpejtë”, por nuk mund të ishte e sigurt se kur do të ishte gati.
Prof Sarah Gilbert, e cila po udhëheq një ekip që zhvillon një vaksinë në Universitetin e Oksfordit, tha se shpresonin të fillonin provat klinike deri në fund të javës tjetër, por askush nuk mund të ishte i sigurt se ishte e mundur “të gjendet një vaksinë efektive”.
Ajo tha se do të kenë nevojë për mbështetje të qeverisë për të përshpejtuar prodhimin, sepse Mbretëria e Bashkuar aktualisht nuk ka lehtësira për të bërë vaksinën në një shkallë të gjerë.
Ndërsa testimet përparojnë, ajo tha se më shumë njerëz do të vaksinoheshin – përfshirë popullsinë e moshuar – për të parë përgjigjen e sigurisë dhe imunitetit të vaksinës.
“Kjo është e rëndësishme sepse është popullsia më e moshuar, që ne me të vërtetë duhet të mbrojmë me anë të vaksinës”, tha ajo.
Ajo shtoi se koronaviruset e tjerë u kanë treguar shkencëtarëve se imuniteti nuk është zakonisht shumë i gjatë, por ka pasur një ndryshim midis imunitetit të fituar pas infeksionit natyror dhe imunitetit të fituar pas vaksinimit.
“Ne mund të zbulojmë se imuniteti i shkaktuar nga vaksina zgjat shumë më tepër sesa imuniteti i shkaktuar nga infeksioni,” tha ajo. / BBC-bota.al